Panorama Sport (Albania)

Teuta shfryn për gjykimin, Lazimi: Tendenca sabotuese

“Ndërhyrje nga lobime politike, ja çfarë pres nga skuadra...”

- ARTIN LLESHAJ

Pas një ecurie të sh këlqyer me fitore dhe trofe, Teuta “frenoi” në kryeqytet, teksa pësoi humbjen e parë pas më shumë se tre muajve, duke u mundur nga Tirana me rezultatin 8074 në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superligës, takim i zhvilluar të shtunën në sallën “Farie Hoti”. Një disfatë që nuk është pritur aspak mirë në Durrës, teksa kampionët në fuqi kanë kontestime të forta për arbitrimin. Këtë e konfirmon vetë trajneri i Teutës, Melzin Lazimi, në prononcimi­n e tij për “Panorama Sport”. Sipas Lazimit, kemi të bëjmë me tendenca për të sabotuar sukseset e durrsakëve, tendenca madje për të cilat trajneri shprehet se po vijnë nga lobime politike.

Lazimi, pas një serie të gjatë fitoresh, u mundët nga Tirana. Çfarë nuk shkoi në këtë përballje?

E vërtetë, skuadra vinte pas një serie të gjatë prej 11 fitoresh radhazi dhe, për më tepër, dy trofeve të rëndësishë­m të fituar si Superkupa dhe Kupa e Shqipërisë. Mendoj se ishte një ndeshje e luftuar nga fillimi në fund, ku kemi pasur avantazhin për pothuajse 3 perioda në një fushë të vështirë si ajo e Tiranës. Megjithatë, nuk arritëm të merrnim fitoren që mendoj se dukshëm e meritonim. Ajo çfarë nuk shkoi mendoj se u pa nga të gjithë të pranishmit në sallë, duke qenë se dhe vetë drejtuesit e FSHBSË ishin prezentë.

Pra, edhe një herë tjetër, ju keni pakënaqësi për arbitrimin, një temë që ka sjellë shpeshherë edhe reagime të forta nga drejtuesit e klubit tuaj...

Unë preferoj gjithmonë të analizoj mirë gabimet e skuadrës dhe të mos kërkoj alibi për humbjen, e cila sigurisht është pjesë e sportit dhe ka rëndësinë e saj në rritjen e vazhdueshm­e të skuadrës. Megjithatë, besoj se vërehet dukshëm që pas 2 trofeve të fituar në këtë sezon, por edhe pas dominimit të vjetshëm duke fituar Superkupën dhe Kampionati­n Kombëtar, ka një tendencë të theksuar për të sabotuar këtë ecuri pozitive të Teutës.

Ku e bazoni këtë pretendim?

Këtë e them sepse edhe javën e kaluar ndaj Apolonisë patëm një gjykim tendencioz dhe të njëanshëm, po ashtu si dhe ndaj Kamzës në Durrës. Mendoj se po punohet për të prishur ekuilibrat tanë në skuadër dhe për të favorizuar ekipe të tjera në luftën për titull. Ndiej keqardhje të pranoj se në Shqipëri punohet për të prishur dhe jo për të ngritur. Mendoj se shumëkush e harron se kjo skuadër ka qenë e vetmja që ka përfaqësua­r me dinjitet basketboll­in shqiptar në Ligën Unike, duke mposhtur skuadra me buxhete që prekin miliona euro. E ndërsa Teuta ka prekur nivele të tilla basketboll­i ne duhet të gjykohemi nga arbitra amatorë, të cilët, përveç paditurisë, sjellin me vete edhe tendenca të frikshme keqdashjej­e të shtyra nga lobimi politik.

Të ndalemi pak te skuadra, çfarë mund të bënit më mirë?

Sigurisht që në çdo ndeshje ka gabime individual­e, por dhe ekipore. Mendoj se mund të kishim bërë shumë më mirë në zotërimin e topave në tabelë. Megjithatë, djemtë tanë luftuan në parket duke treguar se jemi një skuadër kompakte, e cila bazohet në lojën në grup dhe jo tek individët. Besoj se fitorja duhet të kishte ardhur edhe ne këtë ndeshje nëse do të kishim një gjykim asnjanës.

Çfarë prisni nga pjesa e dytë e sezonit?

Nga skuadra pres të vazhdojë rrugën e rritjes, duke u përmirësua­r në çdo ndeshje dhe duke i marrë takimet me radhë. Mendoj se jemi koshientë për pikat tona të forta dhe aspektet ku duhet të përmirësoh­emi, ndaj puna vazhdon me të njëjtin seriozitet dhe disiplinë si gjithmonë.

Cilën skuadër shikoni si rivalen tuaj kryesore në garën për titullin?

Mendoj se ecuria e këtij sezoni ka treguar se skuadrat kanë pak diferenca nga njëratjetr­a dhe sigurisht që do të ketë rivalitet deri në fund. Shikoj që të gjitha skuadrat janë përforcuar dhe do të presim deri në fund për të kuptuar se cila do të jetë e gatshme të na sfidojë në luftën për titull.

 ?? ?? Trajneri Melzin Lazimi
Trajneri Melzin Lazimi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania