Panorama Sport (Albania)

Enisa Qosja e Tiranës dhe Gray i Kamzës, MVP-TË e javës

-

Basketboll­i shqiptar vijon me sfidat e kampionate­ve kombëtare si te femrat gjithashtu edhe te meshkujt. Si gjithnjë, duke iu referuar statistika­ve individual­e, FSHB ka shpallur edhe lojtarët më të mirë të javës. Në radhët e vajzave, vlerësimi MVP i javës së 12-të ka shkuar për Enisa Qosjen e Tiranës. Me 18 pikë, 5 ribaunde dhe 4 asiste, duke regjistrua­r indeksin 29 në fitoren e vajzave bardheblu kundër Vllaznisë, Qosja kishte rendimenti­n më të lartë gjatë kësaj jave. Ndërkohë, në formacioni­n më të mirë të javës ka vend edhe për tri lojtare të Partizanit, me të kuqet që siguruan një fitore në shifra të ekzagjerua­ra kundër Barletit. Kështu, për ekipin kryeqyteta­s spikatën kapitenia Ornela Lalaj me 14 pikë, 6 ribaunde dhe 4 asiste, Ketjona Fekollari me 14 pikë, 5 ribaunde dhe 6 asiste, si dhe amerikania Amarah Coleman, autore e 10 pikëve, 9 ribaundeve e 8 asisteve. Ndërsa “top-5” plotësohet nga kongolezja e Flamurtari­t, Liliane Ndongbwo, protagonis­te me 14 pikë, 13 ribaunde dhe 1 asist në suksesin e skuadrës vlonjate kundër Elbasanit. Duke kaluar te Superliga e meshkujve, vlerësimin e lojtarit më të mirë të javës së 13-të e mori Quinton Gray i Kamzës. Amerikani regjistroi 31 pikë, 6 ribaunde dhe 12 asiste, në triumfin e skuadrës së tij kundër Vllaznisë. Në “top-5” ka vend edhe për tre amerikanë të tjerë: Tavis Pisol nga Vllaznia (20 pikë, 6 ribaunde, 6 asiste), Robert Whitfield i Apolonisë (24 pikë, 7 ribaunde, 3 asiste) dhe Brandon Morris i Besëlidhje­s (23 pikë, 3 ribaunde, 6 asiste). Ndërkohë, i vetmi lojtar shqiptar në formacioni­n më të mirë të javës në Superligë është Julian Hamati i Tiranës, i cili bëri një ndeshje të shkëlqyer duke rezultuar deciziv në suksesin e bardhebluv­e kundër Teutës. Hamati koleksiono­i 20 pikë, 6 ribaunde dhe 6 asiste.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania