Panorama Sport (Albania)

Novak Xhokoviç është njeriu i rekordeve, kalon Stefi Grafin

Bëhet tenisti me më shumë javë si nr. 1 i renditjes ATP

-

Novak Xhokoviç ka thyer rekordin e Stefi Grafit duke u bërë kështu tenisti me më shumë javë (378) në krye të renditjes, qoftë ATP apo WTA. Një shifër që askush nuk e kishte arritur më parë. Një tjetër arritje nga tenisti serb, i cili e pasuron edhe më tepër librin e tij të artë të rekordeve. Më poshtë ju pasqyrojmë disa nga rekordet e jashtëzako­nshme që mban 35-vjeçari. REKORDET - Shtatë herë ka përfunduar sezonin numër një në botë, më shumë se Federer dhe Sampras, dhe është më i moshuari që e ka bërë këtë (34 vjeç e 7 muaj), dhe ka qenë në krye të renditjes për të paktën një javë në 12 vjet. Në Grand Slam, në moshën 20 vjeç e 250 ditë, ai ishte tenisti më i ri që arriti në gjysmëfina­le të secilit prej katër turneve. Askush nuk ka luajtur në më shumë finale të Grand Slam-it sesa ai. Xhokoviç është lojtari, i cili ka fituar më shumë ndeshje radhazi në katërshen e madhe, 30, dhe është i vetmi tenist në histori që ka arritur në çerekfinal­e në Roland Garros për 13 vite radhazi. Xhokoviç është lojtari i vetëm në histori që ka fituar të 9 turnetë në kategori dhe është në vendin e parë të të gjitha kohërave për nga numri i sukseseve (38), përpara Nadalit dhe Federerit,

me rekordin për finalet e luajtura (56). Ai mban rekordin e të gjitha kohërave për më shumë fitore të njëpasnjës­hme (31) në turnetë Masters 1000 dhe është lojtari me përqindjen më të mirë të fitoreve në historinë e turneut Masters Series/atp Tour Masters 1000 gjatë një viti 96,875% (2011) me 31 ndeshje të fituara dhe vetëm një disfatë. Nole ka fituar 6 herë finalet e ATP-SË (i barabartë me Roger Federer), por Xhokoviç është i vetmi tenist në histori që ka fituar Masters të fundvitit për katër vite radhazi (2012, 2013, 2014 dhe 2015). Novak renditet i pari në Open Era në përqindjen e fitoreve të të gjitha kohërave (83.51 me 1043 fitore dhe 206 humbje), përpara Nadalit (82.98). Së fundi, është tenisti që ka fituar më shumë në historinë e tenisit me çmime, përpara Nadalit (i dyti) dhe Federerit (i treti), me gati 167 milionë euro të fituara në karrierën e tij. Një rezyme fantastike, dhe pak herë në histori ka pasur një të tillë, në çdo sport, si Novak Xhokoviç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania