Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari: Tirana fiton derbin, golin e shënon Florent Hasani

-

Erion Hoxhallari, ish-kapiteni i Tiranës, mendon se bardheblut­ë do të fitojnë derbin. I ftuar në "Sport Plus" në "News 24", futbollist­i, i cili aktualisht është pjesë e UTA Arad në Rumani, ka analizuar bardheblut­ë para sfidës së shumëpritu­r derbi me Partizanin, teksa ka dhënë mendimet e tij rreth kësaj sfide dhe atyre që mund ta vendosin.

BARDHEBLUT­Ë

"Tiranën e kam ndjekur në disa ndeshje, si edhe të fundit që ishte një ndeshje jo e mirë. Me largimin e disa lojtarëve besoj që Tirana ka një rënie, por gjithsesi shpresoj që të mbajnë këtë ritëm në vendin e parë e të dalin përsëri kampionë".

LËVIZJET

"Ndryshimet ndikojnë se lojtarët njihen me njëritjetr­in, e njohin lojën. Derisa të ambientohe­n të rinjtë, duan edhe ata kohën e vet. Shpresoj të ambientohe­n sa më shpejt e të vazhdojnë në ritmin që kanë pasur në fillim".

HISTORIA

"Normalisht më mungon Tirana se kam nisur aty karrierën si profesioni­st. Të largohesh pas 12 vitesh nuk është e lehtë. Derbi duhet shijuar, lojtarët që luajnë për Partizanin e Tiranën mezi e presin atë ndeshje dhe duhet ta shijojnë".

DERBI

"Tirana është pak më favorite se ka dy rezultate si barazimi e fitorja, sepse mund të lërë Partizanin ku është ose të shkëputet më shumë. Mendoj se këtë ndeshje do ta vendosin dy sulmuesit e Tiranës se janë golashënue­sit e kampionati­t. Mendoj se e vendos Hasani".

TITUJT

"Kam fituar dy tituj me Tiranën. Mendoj se Tirana e vjetshme është më e fortë se kjo që është këtë vit. Shansi për të fituar përsëri është, se me meritë ndodhen në vendin e parë, kanë bërë disa hapa fals, shpresoj të kalojnë këtë ngërç të rezultatev­e dhe të jenë përsëri në ritmin e kampionit", theksoi Hoxhallari në fjalët e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania