Panorama Sport (Albania)

Josa: Kritikat na duhen, nuk e ndryshoj rreshtimin

“Kur ndërtoj 11-shen, mendoj edhe transfertë­n me Teutën”

- ADMIR URUÇI

Tekniku i Vllaznisë, Mirel Josa, është i mendimit se skuadra duhet që të bëjë më të mirën në takimin e sotëm ndaj Partizanit. Ai e quan të rëndësishm­e përballjen ndaj Partizanit dhe nuk e fsheh opinionin se Vllaznia në këtë sezon ka hyrë e bindur për të luftuar në të dy trofetë. Kritikat ndaj tij dhe lojtarëve, tekniku Josa i ka përkthyer si diçka prej të cilave duhen nxjerrë mësime.

Profesor, kalojnë javët, por mungesa e qëndrueshm­ërisë vijon te Vllaznia?

Kur skuadra nuk fiton dhe nuk merr rezultate, është evidente mungesa e qëndrueshm­ërisë. Kur bëjmë analizën e një ecurie nuk duhet që të shikojmë çfarë bëjnë skuadrat e tjera. Luajmë për Kupë, por jemi në të dyja frontet në luftë. Kështu që, e vetmja gjë për sa u përket parashikim­eve të mia për të organizuar ndeshjen me Partizanin, më ka futur mua në disa dilema, pasi ka lojtarë në skuadër, që janë ngarkuar më shumë sesa të tjerët. Kam parasysh këtu treshen e mesit të fushës, mungesën e stabilitet­it në mbrojtje, si dhe dëmtimet e Hakajt dhe Smajlit. Këto kanë ndikuar te stabilitet­i i skuadrës. Duhet të mendojmë se si duhet të veprojmë me Partizanin, pasi kemi edhe një ndeshje të rëndësishm­e me Teutën në Durrës.

Do të jetë i gatshëm Hakaj për këtë ndeshje?

Nëse unë i jap vlerë një futbollist­i apo flas për individin, unë nuk është se nënvlerëso­j lojtarët e tjerë që kam të gatshëm. Por në momentin që skuadra me Hakajn, qoftë edhe me Smajlin, kishte njëfarë stabilitet­i, tregon se ka diçka pozitive. Por duhet parë, pasi aktivizimi i tyre mund të na sjellë probleme më pas.

Specialist­ët kanë shfaqur kritika rreth ofensivës dhe defensivës. Çfarë duhet të ndryshojë?

Nuk ndryshoj rreshtim. Duhet ta interpreto­jmë më mirë lojën. Lojtarët duhet që të bëjnë mirë punën e tyre. Ne duhet që të ishim më të freskët, pasi freskia fizike sjell edhe atë mendore.

Si ndikon për ju fakti që ndeshja e parë luhet në Shkodër?

Nuk i shoh ndeshjet në këtë formë. Shikoj sfidat e Kupës si të kampionati­t. Nuk i diskutojmë këto probleme. Luajmë me një Partizan, ku para dy javësh thanë se nuk është në luftë për titull. E kanë

deklaruar vetë drejtuesit e Partizanit dhe ju kam thënë se javën tjetër do të flasim ndryshe. Nuk duhet që të shikojmë një apo dy takime dhe të flitet se ka pretendime të tjera.

Sa të vështirë do ta keni pas gjithë luhatjeve të

fundit?

Normale që do të jetë e vështirë. Kur një skuadër nuk të jep njëfarë sigurie, gjithçka bëhet më e vështirë. Por të mos harrojmë se kemi qenë në situata shumë më të këqija, këtu ju kujtoj që luajtëm me Flamurtari­n në Kupë për 120

minuta. Unë jam i kënaqur që lojtarët binden për gabimet dhe kërkojnë që të bëjnë më të mirën në të ardhmen.

Do të luftojë Vllaznia në të dyja frontet?

Normalisht që mund të vazhdojë në të dyja frontet. Lojtarët janë në skuadër për

të vazhduar luftën. Për ne çdo ndeshje është luftë.

Ju shqetësojn­ë kritikat e tifozëve në drejtimin tuaj dhe të ekipit?

Mua nuk më shqetësojn­ë, përkundraz­i. Më japin një shtysë në të cilën unë do të bëj më të mirën për skuadrën, jo për

individin. Këtu nuk jemi në mbështetje të një individi të caktuar. Kam pasur lojtarë që kanë dhënë më të mirën e tyre në momente të veçanta. Unë do t’u jap të gjithëve mundësitë, qoftë atyre që nuk kanë luajtur, qoftë atyre që kanë qenë më së shumti në fushë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania