Panorama Sport (Albania)

Gurishta bën autokritik­ë dhe paralajmër­on kthimin në qendër

“Ju kërkoj falje, me Partizanin duhet perfeksion”

-

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, u ka kërkuar falje tifozëve shkodranë për zhgënjimin që u kanë dhënë në ndeshjen e kaluar ndaj Kastriotit. Një gjë të tillë, mbrojtësi i djathtë e ka bërë në konferencë­n e shtypit në pragndeshj­en e sotme, që Vllaznia ka për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit në orën 17:00 në “Loro Boriçi”.

Duket një humbje që nuk e keni përjetuar mirë atë ndaj Kastriotit, pikërisht në shtëpinë tuaj?

Nuk e prisnim këtë disfatë, sidomos në shtëpinë tonë, pasi vinim në një moment të mirë. Për këtë dua që ta nis me një kërkim faljeje, pasi e ndiej për detyrë t’u kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë, presidencë­s dhe stafit teknik të ekipit. Them dhe stafit teknik, sepse jemi ne ata që luajmë në fushë dhe duhet ta marrim ekipin për dore. Jemi ne që kur ekipi ndodhet në ditë të vështira, duhet ta nxjerrim nga ajo situatë. Kështu që faji më i madh për këtë disfatë është i lojtarëve. Por ajo që ka kaluar, ka kaluar tashmë dhe duhet të shohim përpara. Ne nuk e kemi në dorë ta kthejmë kohën prapa dhe ta luajmë edhe njëherë atë ndeshje. Por kemi në dorë që në vazhdimësi të rikuperojm­ë sa më shpejt atë gabim që bëmë dhe mendoj se i kemi të gjitha forcat për ta lënë

pas krahëve atë humbje dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Ekipi i ka të gjitha mundësitë që të luftojë si në kampionat, edhe në Kupë.

Jeni gati për sfidën ndaj Partizanit?

Nesër (sot) ndaj Partizanit duhet të tregojmë vlerat tona dhe atë gabim ndaj Kastriotit, ta rikuperojm­ë me një rezultat pozitiv në takimin ndaj Partizanit, me të cilin kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe besoj se kështu do të ndodhë edhe nesër (sot).

Thatë se Vllaznia ka objektiv titullin. Sa larg këtij objektivi ju duket?

Nuk mjafton të kesh futbollist­ët më të mirë në Shqipëri, por e rëndësishm­e është që këta futbollist­ë të bëjnë më të mirën, të kenë një objektiv të përbashkët. Duhet që të harrojmë objektivat individual­ë dhe të bazohemi tek objektivat kolektivë. Na ka ndodhur shumë herë që në ndeshje shumë të forta si ndaj Partizanit dhe ndaj Tiranës, lojtarët kanë qenë të motivuar

dhe kanë dhënë maksimumin dhe kemi fituar edhe në ato takime, në të cilat është pritur që të fitojnë.

Patët një analizë me shumë kritika nga tekniku Josa, si veproi ekipi?

Normalisht që kishte shumë kritika, pasi ne i kemi lënë hapësira vetes për kritika. Ishte një ndeshje e interpretu­ar gabim nga fillimi, në fund. Bëmë shumë pak për ta fituar ndeshjen. Ato shfrytëzua­n një rast dhe e fituan atë. Kur u kujtuam, ishim shumë vonë. Kritikat janë në të mirën dhe në shërbim të skuadrës.

Keni luajtur në qendër, ndoshta ka ardhur momenti të ktheheni te pozicioni juaj?

Kam luajtur në qendër për nevoja të skuadrës. Unë kam luajtur edhe në mesin e fushës. Nuk kam dëshirë që të qëndroj në qendër, pasi roli im është ai i mbrojtësit të djathtë. Kur të gjithë lojtarët të jenë në funksion të ekipit, atëherë unë do të pozicionoh­em djathtas.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania