Panorama Sport (Albania)

Malota si zjarrfikës, stërvitje e përbashkët pas ndeshjes

-

Një numër i ulët tifozësh, vetëm 300, e kanë ndjekur dje takimin mes Egnatias dhe Laçit. Në vendet e rezervuara për tifozërinë mike viheshin re stolat tërësisht të zbrazur. Në fakt të dyja tribunat qendrore në anën veriore kanë qenë të gjitha të boshatisur­a. "Panorama Sport" ju sjell pikantet e ndeshjes së luajtur në Rrogozhinë.

* Ndryshe ka ndodhur me zonën VIP. U pa mbipopulli­m i saj më tepër se zakonisht. Ra në sy prania e kryebashki­akut Edison Memolla, si dhe e deputetit që mbulon Kavajën dhe Rrogozhinë­n, Etjen Xhafaj. Si zakonisht të pranishëm ishin drejtuesit e Egnatias, me në krye presidenti­n Agim Demrozi, ndërsa nuk u pa ai i Laçit, Pashk Laska, i cili në fakt është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

* Qendra e zërit moderne që posedon klubi Egnatia dje është vënë tërësisht në dispozicio­n të tifozëve, të cilët u njohën me formacione­t e ekipeve dhe disa herë kjo mori duartrokit­jet e publikut vendës.

* Në minutën e 27-të arbitri ndërpret lojën dhe shkon të konsultohe­t me qendërmbro­jtësin Renato Malota të Egnatias, duke shuar një debat të panevojshë­m për një faull në distancë të largët me portën.

* Në minutën e 52-të, Atanda del jashtë vijës anësore me lejen e arbitrit, sepse kishte rrjedhje gjaku nga hundët. Ndërhyrja e shpejtë nga stafit mjekësor bënë që mpiksja e gjakut të mbyllet shpejt e lojtari pa vonesë të rifutej dhe vijuar normalisht lojën.

* Pas ndeshjes, veçmas atmosferës miqësore të shtrëngimi­t të duarve, futbollist­ët e paaktivizu­ar të të dy ekipeve, 8 lojtarë nga Egnatia dhe 6 nga Laçi, kanë dalë në fushë dhe kanë improvizua­r prej afro 15 minutash një ministërvi­tje relaksuese, duke pasur pranë pjesëtarët e stafeve teknike, pasi trajnerët ishin të angazhuar me mediat.

* Terreni i mirë dhe koha me diell gjatë ndeshjes, në një temperatur­ë 18 gradë, sollën dje aromën e mbërritjes së parakohshm­e të pranverës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania