Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Në Durrës me mend në kokë, dua kualifikim­in

“Kemi grupin e duhur, do të luftojmë në dy fronte”

- VLADIMIR MEMA

Kukësi rigjen sërish Teutën edhe në Kupë, pas rivaliteti­t që kanë në kampionat, sa i përket mbijetesës. Në një transfertë që u mundën pak ditë më parë, tekniku Rraman Hallaçi ka besim se këtë herë skuadra do të arrijë te fitorja, duke marrë parasysh se në sfidën e kampionati­t bënë një paraqitje të mirë. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, kreu i pankinës verilindor­e pohon se Kukësi i ka forcat të luftojë në dy fronte, ndërsa beson se arritja e objektivav­e është tërësisht në dorën e skuadrës së tij. Në fund, ai i gëzohet faktit që tifozët i janë bashkuar skuadrës e po e përkrahin gjithnjë e më shumë.

Rigjeni sërish Teutën, kësaj here në Kupë. Si e prisni?

Me Teutën kemi bërë një superndesh­je, kemi dominuar deri në fund me lojën e mirë që bëmë. Gjithmonë pa ia hequr meritat dhe Teutës për atë çfarë dha në fushë. I kemi të qarta situatat e lojës që ndodhën në ndeshjen e kampionati­t. Kupa ka specifikë tjetër dhe do të japim maksimumin për të arritur te fitorja, por gjithmonë me mend në kokë, pa dalë nga detyrat që unë do t’i jap skuadrës.

Midis Kupës dhe kampionati­t, ku do të fokusoheni më shumë?

Jemi të fokusuar te të dy objektivat, në kampionat dhe Kupë. Duam të kalojmë Teutën dhe më pas dalëngadal­ë

do t’i shikojmë gjërat me qetësi.

A është në gjendje Kukësi të luftojë në dy fronte?

Patjetër që po. Kemi kontingjen­t për të shkuar deri në fund dhe kemi lojtarë mjaftueshë­m që të luftojmë deri në fund, në dy fronte.

Ju mungon vazhdimësi­a, prisni që të ndryshojë

kjo gjë?

Vazhdimësi­a ka qenë e mirë, por kuptohet kur skuadrat rivale që kemi, edhe ato fitojnë, atëherë bëhet edhe më e vështirë. Është e vërtetë që pres dhe pak më shumë nga skuadra.

Sakaq, kampionati po bëhet shumë i fortë për mbijetesë, si e shihni këtë luftë?

Pikët aty janë, ne kemi besim që do t’i marrim. Çdo gjë varet nga ne, nëse ne fitojmë ndeshjet, atëherë nuk na interesojn­ë rezultatet e skuadrave të tjera. Do të gjejmë forca që të dalim sa më shpejt në një renditje më të mirë.

Duket se në krah keni edhe tifozët, sepse nuk ju ka munguar mbështetja në

këto ndeshje…

Jam shumë i lumtur që më në fund tifozët janë rikthyer për të na dhënë forca në këto ditë të vështira. Tifozët janë me ne dhe kjo është fitore e madhe për ne. Mirënjohje për tifozët e mrekullues­hëm kuksianë dhe do të japim maksimumin që t’i bëjmë të lumtur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania