Panorama Sport (Albania)

Beqja: Teuta krijoi identitet, Kukësin e mundim sërish

-

Teuta do të presë në shtëpi Kukësin, në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Përpara ndeshjes, në një intervistë për “Panorama Sport”, ka folur edhe Ledjo Beqja. Mesfushori i Teutës është i bindur se bregdetarë­t do të hedhin një hap të rëndësishë­m drejt gjysmëfina­les.

A jeni gati për ndeshjen me Kukësin?

Normalisht është një ndeshje e vështirë, por fitorja që kemi bërë ndaj Tiranës, na ka dhënë një tjetër moral dhe mendoj se jemi gati për këtë ndeshje.

Disa fitore radhazi, a janë një motivim ekstra për Teutën?

Janë të njëjtit lojtarë që kanë marrë këto rezultate dhe kjo ka bërë që të rritet fryma e grupit dhe të jemi më të bashkuar dhe na është hapur uria për më shumë. Ekipi ka krijuar një identitet që edhe barazimin e quan një rezultat jo të mirë. Kam besim, si te vetja dhe te çdo shok që futet në fushë, se do të japim maksimumin ndaj Kukësit. Me ndihmën e Zotit do të marrim atë që meritojmë.

Çfarë ka Teuta më shumë se Kukësi?

Kemi strategjin­ë tonë, duhet të kemi atë grintë, durim, mosdorëzim dhe sakrificë. Atë duhet të bëjmë si ekip. Nuk e di çfarë ka kundërshta­ri, pasi flas vetëm për ekipin tim.

Kujt i druheni më shumë dhe çfarë vlerësoni nga kundërshta­ri?

Kukësi ka një ekip me lojtarë shumë cilësorë, por edhe ne nuk jemi për t’u nënvlerësu­ar, pasi i kemi mundur në Durrës. Mendoj që dhe nesër (sot) do të jetë e njëjta situatë. Luajmë për fitore.

Fillimisht Kukësi dhe më pas Vllaznia. A është kjo javë vendimtare për sezonin?

Kemi ndeshjen me Kukësin, pastaj do të flasim për ekipin tjetër. Nuk e di fare me kë e kam ndeshjen tjetër, ndaj kur të mbarojmë këtë me Kukësin, do të shohim kalendarin dhe do të përgatitem­i.

Ku e shihni Teutën në fundin e sezonit?

Është ende herët për të folur, por duke parë cilësitë që kemi, mendoj se do të jemi në lart në renditje. Shpresoj shumë, pse jo, edhe te Kupa, por kjo do të shihet pas 180 minutave ndaj Kukësit. Z.QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania