Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Loran: Bylisi bën kthesën ndaj Erzenit

Braziliani: Na ka munguar fati, gati për fitore në Ballsh

-

Bylisi pret Erzenin në fundjavë në “Adush Muçaj”, në një ndeshje delikate duke qenë se mallakastr­iotët kërkojnë që të shmangin sa më shpejt “zonën e ftohtë”. Bylisi ka vuajtur mungesat e disa lojtarëve titullarë, ndërsa trajneri Naxhi Shensoi është detyruar që në takimet e javëve të fundit të bëjë edhe lëvizje në formacioni­n titullar. Kështu, një nga lojtarët që ka rënë në sy në tri javët e fundit dhe mungesa e tij është ndier është braziliani Loran Kuintanila. Mesfushori, i cili ka luajtur më shumë në krahun e majtë të mbrojtjes, e ka sezonin e tij të tretë në Ballsh, teksa thekson se tashmë ndihet gati dhe këtë javë ka nisur që të punojë nën urdhrat e stafit bashkë edhe me pjesën tjetër të skuadrës mallakastr­iote. Loran në një prononcim që jep për “Panorama Sport”, flet shkurtimis­ht për gjendjen e tij: “Tani jam mirë, por kam bërë trajtime sipas programeve të mjekëve. Kam bërë trajnim të vazhdueshë­m për një javë dhe për një javë tjetër kam punuar me pjesën fizike. Gjatë kësaj periudhe kam qenë edhe nën mbikëqyrje­n e përditshme të stafit mjekësor të skuadrës sonë. Po ecën çdo gjë mirë dhe shpresoj që të jem sa më parë gati për trajnerin. Këtë javë po punoj me skuadrën dhe më vjen mirë që do të jem i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Erzenit”, tha braziliani, i cili luan sezonin e tretë në Ballsh.

Ndeshja e radhës- Ndërkohë, Loran foli edhe se si e sheh ndeshjen e radhës me Erzenin, sërish në shtëpi: “E ndoqa ndeshjen me Egnatian dhe më erdhi shumë keq se shkoi ashtu takimi, sepse ndryshoi për një episod. Por kështu e ka futbolli, ne duhet që të shohim para dhe të përqendroh­emi te sfida ndaj Erzenit, një duel në shtëpi ku ne duke e vlerësuar maksimalis­ht kundërshta­rin për atë që ka bërë këtë sezon, të futemi në fushë dhe të luajmë për ta fituar ndeshjen. Por tashmë ne kemi nevojë më shumë se kurrë për pikë dhe për më tepër që luajmë në fushën tonë. Na duhet që të marrim 3 pikët dhe të largohemi sa më shpejt nga zona e ftohtë. Bylisi realisht nuk e meriton këtë pozitë sepse ka bërë lojëra shumë të mira, është nga skuadrat që edhe në transfertë është shfaqur dinjitoze, por edhe fati na ka munguar në shumë sfida, ku e fundit ishte ajo me Egnatian. Kështu që jam rikthyer dhe jam gati e synimi është që të bëjmë të gjithë së bashku si grup më të mirën”, tha Loran, një nga lojtarët që ka spikatur me Bylisin, por edhe në Superiore këtë sezon. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania