Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Mehmeti: Dinamo legjendare, e kthejmë në Superiore

“Ta nisim me fitore në Lezhë, na pret duel i vështirë”

- FATJON RUPI

Dritan Mehmeti është rikthyer në stolin e Dinamos pas shumë vitesh. Bashkë me Luan Pinarin, që kthehet në këtë klub si pjesë e stafit teknik, ai ka marrë përsipër detyrën për ta ngjitur Dinamon në Kategorinë Superiore. Presidenti Ardian Bardhi këtë herë ka plotësuar dëshirën e tifozëve, duke ndjekur linjën e rikthimit të dinamovitë­ve në klubin blu. Mehmeti ka bërë dje prezantimi­n para skuadrës dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes me Besëlidhje­n. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i ri i bluve flet për rikthimin te Dinamo, momentin e vështirë ku ndodhet kjo skuadër dhe garën për Superioren me Skënderbeu­n dhe Flamurtari­n.

Mehmeti, riktheheni te Dinamo në një moment delikat ku diskutohet ngjitja në elitë. Çfarë ndjesie provoni teksa drejtoni sërish këtë skuadër?

Para se t’i përgjigjem pyetjes suaj, dua ta falënderoj në radhë të parë presidenti­n Bardhi, i cili më besoi drejtimin e skuadrës. Dua të falënderoj po ashtu tifozët e Dinamos, që nuk e kanë braktisur atë edhe në momentet e vështira. Falënderoj edhe trajnerin Dede për punën që ka kryer me këtë skuadër. Për rikthimin te Dinamo mund të them se rikthehem në një ekip legjendar, që meriton shumë më shumë sesa aty ku është. Rikthehem në shtëpinë time, sepse te Dinamo kam nisur karrierën si trajner dhe dua të bëj maksimumin me gjithë përkushtim­in tim për ta ngritur lart këtë skuadër. Po bëhet një punë shumë e madhe, presidenti ka investuar shumë për kompleksin e ri, për shtëpinë e Dinamos. Kjo është një fitore e madhe, diçka shumë e rëndësishm­e, sepse dihet që ky klub e ka vuajtur shumë këtë pjesë.

Gjeni një skuadër “të plagosur” aktualisht, me 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit. Cili do të jetë prioriteti i punës suaj në këtë moment?

Puna e parë ka të bëjë me aspektin psikologji­k, që në futboll është shumë i rëndësishë­m. Dua që skuadra të ketë besim në vetvete për të përballuar sfidat që na presin përpara. Jam i shqetësuar nga mungesat për shkak dëmtimesh dhe pezullimes­h, por ky nuk është justifikim. Parimi i punës sime është që gjithçka ta kërkoj te vetja dhe të gjithë bashkë duhet të punojmë që ta kalojmë këtë moment të vështirë në kampionat. Është një

sfidë që duhet përballuar, duke punuar me të gjitha forcat dhe mbi të gjitha me besim.

E filloni në transfertë. Si e prisni ndeshjen me Besëlidhje­n, që mban vendin e fundit aktualisht?

Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, sepse ashtu si ne dhe ata duan të kalojnë krizën. Besëlidhja vërtet lufton për mbijetesë, por është një skuadër që ka bërë mirë në futbollin shqiptar gjithmonë. Kategoria e Parë ka specifikat e veta, ka vështirësi­të e veta, ndaj dhe duhet të jemi sa më të përgatitur për të arritur atë që duam. Dinamo është Dinamo dhe luan për fitore në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshta­ri. Është ndeshje e rëndësishm­e dhe shpresoj ta kalojmë me sukses.

Bashkë me ju në staf vjen edhe Luan Pinari, ish-kapiten i Dinamos. Si e shikoni bashkëpuni­min me të?

Me Pinarin kam njohje të vjetër, kemi luajtur bashkë dhe më vjen mirë që edhe ai rikthehet në këtë klub. Presidenti ka plotësuar kërkesën e tifozëve për të afruar në klub dinamovitë­t dhe për këtë më vjen shumë mirë. Marrëdhëni­a ime me Pinarin është shumë e mirë dhe besoj se së bashku do të japim kontributi­n tonë për të mirën e skuadrës.

Si e mendoni garën treshe mes Dinamos, Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t për dy vendet që ju ngjisin direkt në Superiore?

Do të jetë e vështirë, sepse kjo kategori ka specifikat e saj. Mendoj se shumë të rëndësishm­e do të jenë ndeshjet me skuadrat e ashtuquajt­ura “të vogla”. Duhet marrë maksimumi në çdo ndeshje të radhës. Besoj dhe shpresoj shumë se njërin nga këto dy vende ta ketë Dinamo në fund, sepse e meriton. Ky kampionat ka treguar se situatat ndryshojnë. Kur kemi qenë më mirë, dy rivalët kanë kaluar kriza, tani ata janë më mirë dhe ne jemi në një moment të vështirë, por që besoj se do të kalojë. Qëllimi ynë kryesor është që ta kthejmë këtë markë të futbollit shqiptar mes më të mirëve dhe besoj se me punë dhe përqendrim do t’ia arrijmë.

 ?? ?? Dritan Mehmeti, dje gjatë seancës së parë stërvitore
Dritan Mehmeti, dje gjatë seancës së parë stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania