Panorama Sport (Albania)

Samuel Nikaj: Çfarë u thashë lojtarëve para duelit në Elbasan

- REDI DANDALLAKU

Pas ndeshjes së zjarrtë kundër Elbasanit, ku barazimi u konsiderua si fitore, te Pogradeci janë të bindur se do të ecin të sigurt në rrugën drejt rikthimit në Kategorinë e Parë. Trajneri Samuel Nikaj, në një prononcim për “Panorama Sport” foli për ndeshjen e fundit me rivalët dhe atë të radhës ndaj Maliqit të dielën. “Me Elbasanin ishte një ndeshje shumë e fortë, në një atmosferë të jashtëzako­nshme, por ne ishim të përgatitur për çdo skenar. Skuadra m’u përgjigj ekstremish­t mirë dhe jam shumë i kënaqur me performanc­ën. Para ndeshjes iu drejtova me këto fjalë lojtarëve të mi: ‘Ka futbollist­ë që mbyllin karrierën dhe nuk u bie fati të luajnë një ndeshje me kaq shumë tifozë dhe po kaq historike, kështu që vlerësojen­i mirë dhe në maksimum’”, tregon Nikaj për gazetën, ndërsa komenton më pas episodin e kartonit të kuq në start. “Në atë moment mendova konfigurim­in e skuadrës dhe taktikën që do të përdornim në vazhdim, por sërish isha i përgatitur edhe për këtë skenar, pasi nuk më zuri në befasi. Luajtëm shumë mirë deri te goli i barazimit, pastaj menaxhuam rezultatin dhe kjo falë lojtarëve me eksperienc­ë që kam në skuadër. Në asnjë moment nuk mendoja dorëzimin. Kapiteni i anijes dorëzohet i fundit, plus që kam kaluar shumë ndeshje të kësaj rëndësie”, theksoi trajneri i Pogradecit, i cili në fund komentoi edhe sfidën e radhës. “Me Maliqin do ta vlerësojmë maksimalis­ht. Përgatitje­t i kam filluar me një ditë vonesë, pasi çunat meritonin 24 orë pushim më shumë se herët e tjera, si pasojë e lodhjes. Sa për mungesat që kemi, besoj se nuk është problem. Ne jemi ekip dhe ylli ynë i skuadrës është kolektivi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania