Panorama Sport (Albania)

Çaço: Na shijoi shumë triumfi ndaj bluve

- EDI SPAHIU

Entuziazmi mbizotëron në kampin beratas, por edhe te tifozëria pas asaj fitoreje shumë të rëndësishm­e që Tomori arriti përballë Dinamos në transfertë. Duke u nisur nga statistika­t, për Tomorin kjo është fitorja e dytë në historinë e ballafaqim­eve të luajtura në kryeqytet mes dy skuadrave. Të gjithë pa përjashtim kanë vlerësuar jo vetëm rezultatin, por kanë veçuar si një tipar dallues në lojën e skuadrës, karakterin e fortë të futbollist­ëve. Pas kthimit nga Tirana dhe një dite pushimi, skuadra ka dalë të martën në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Orikut në shtëpi. Për “Panorama Sport”, kapiteni i Tomorit, Ervis Çaço, ka komentuar jo vetëm rëndësinë e fitores historike ndaj Dinamos, por edhe motivimin që duhet të kenë futbollist­ët për javët në vazhdim. Sipas kapitenit të Tomorit, gjithçka duhet ta vendosin në funksion të renditjes mes gjashtë skuadrave më të mira. “E kemi të pamundur që të fshehim entuziazmi­n tonë pas fitores me Dinamon, që ka brenda vlera të dyfishta. Ishte një fitore për tifozërinë beratase, që aq shumë i shijon suksese të tilla ndaj skuadrave kryeqyteta­se në fushën e këtyre të fundit. Për ne si skuadër nuk kanë rëndësi problemet që po kalon kundërshta­ri ynë. Jemi shumë të kënaqur dhe ju gëzuam trefish kësaj fitoreje. Por, nuk jemi mjaftuar vetëm me triumfin, as me faktin që i mundëm në fushën e tyre, duke i zbritur nga froni i kryesimit. Ajo që mund të veçojmë dhe që meriton vëmendje, ka të bëjë me sensibilit­etin e krijuar te tifozëria jonë. Të gjithë në Berat kanë mbetur të kënaqur me këtë fitore, që është një lloj shpagimi pas atij barazimi aq shumë të diskutuesh­ëm në fazën e parë në fushën tonë. Ka qenë Dinamo që na ka mohuar fitoren në mënyrë të padrejtë. Për mua si kapiten, e gjithë skuadra meriton përgëzime dhe vlerësime maksimale për fitoren në kryeqytet, por e rëndësishm­e mbetet vazhdimësi­a e fitoreve. Na pret një ndeshje me Orikun në shtëpi, ku tri pikët do të na jepnin një tjetër shans për t’u renditur dhe stabilizua­r në gjashtë vendet e para. Sikurse dihet, Tomori synon fazën ‘play off’”, deklaroi Çaço.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania