Panorama Sport (Albania)

Dhëndër në Vlorë, Oliveira: Po pres vetëm pasaportën

“Kjo tripletë më shijoi kaq shumë. Shëtis me biçikletë”

- ERMAL SIKA

Erdhi për herë të parë në Shqipëri në vitin 2019 dhe ky udhëtim do t’i ndryshonte tërësisht jetën. Tani që flasim është dhëndër në Vlorë, pasi këtu gjeti njeriun e jetës dhe ka krijuar familje. E vetmja gjë që i mungon është pasaporta shqiptare dhe ka aplikuar tashmë. Mjafton kjo përmbledhj­e për të kuptuar që jemi duke folur për Indio Oliveirën, një nga brazilianë­t e shumtë të Flamurtari­t. Mesfushori ka gjetur veten në qytetin bregdetar, aq sa ndihet më vlonjat se vlonjatët. Këtë e tregon edhe në fushë dhe ndjenja që ka për fanellën, të cilën mban veshur. Ka bërë mirë gjatë karrierës së tij te kuqezinjtë, por “shpërthimi­n” e pati në ndeshjen e fundit. Përballë Besës bëri tripletë, duke e ngjitur ekipin në vendin e dytë. Nëse vazhdon me këto ritme, 29-vjeçari nuk e diskuton ngjitjen në Superiore dhe këtë e thotë me të madhe gjatë një interviste të dhënë ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”.

E gjetët tri herë rrjetën përballë Besës. Ç’ishte ky shpërthim i Indios?

Nuk di nga erdhi (qesh). Të them të drejtën jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të realizoja tre gola. Thjesht bëra detyrën dhe asgjë më tepër. Më e rëndësishm­ja është që ndihmova ekipin. Për këtë jam shumë i gëzuar. Ishte një ndeshje e veçantë, ku unë shpërtheva. Në fakt ndihem shumë mirë dhe në një formë të mirë gjithashtu. Më vjen mirë që po japë kontributi­n tim për skuadrën.

Ishte kjo e para tripletë në karrierë?

Jo, kam realizuar edhe herë të tjera në karrierën time. Por kjo ishte më e bukura!

E mendonit se do ta mposhtnit kaq lehtë dhe bindshëm Besën?

Kishim shkuar për të fituar, ashtu si në çdo takim. Nga ana tjetër, e dinim që përballë një kundërshta­ri si Besa do të ishte shumë e vështirë, por ia dolëm.

Keni ruajtur ndonjë gol tjerët për vazhdimësi­në?

Më e rëndësishm­ja është që morëm tri pikë dhe jemi drejt realizimit të objektivit. Dua të them edhe njëherë se më gëzon shumë fakti që unë shënova ata gola shumë të rëndësishë­m dhe na dhanë tri pikë me mjaft vlerë. Por bëra detyrën për të cilën jam këtu.

Flamurtari e kapi shansin dhe tashmë është në vend të dytë. Çështja është që klubi kërkon kreun...

Objektivi ynë është pikërisht ky. Jemi shumë pranë kreut. Nga vendi i parë na ndan vetëm një pikë. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe me shumë cilësi dhe kualitete brenda. Jam shumë i bindur se do të mund ta arrijmë vendin e parë.

Superiorja duket më afër tashmë. Do ta arrini atë?

Nëse vazhdojmë të bëjmë një punë të mirë dhe të ndjekim objektivat, besoj se do të jemi në Superiore.

A e kemi parë maksimumin e Indios në fushë apo keni ende për të dhënë?

Unë po jap maksimumin tim dhe jam i lumtur që në çdo ndeshje bëj më të mirën. Kam disa vite te Flamurtari dhe jam ambientuar shumë mirë.

Si ndiheni në Vlorë?

Nuk mund të kishte më mirë për mua. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur këtu. Ndihem i plotësuar. Vlora është shtëpia ime. Njerëzit janë shumë të mirë. Kam një lidhje shpirtëror­e tashmë me vlonjatët edhe për shkak të historisë sime të dashurisë. Por ndihem shumë i respektuar edhe nga drejtuesit e klubit dhe shokët e skuadrës. Jemi një familje e madhe.

Si ndiheni si dhëndër në Vlorë?

Më vlonjat se vlonjatët (qesh). Bashkëshor­tja ime është shqiptare, është vlonjate dhe jam shumë i lumtur. Kam krijuar familjen time këtu. Kemi sjellë në jetë dhe një vajzë. Jam bërë pjesë e këtij qyteti dhe jam krenar për këtë gjë.

Na zbuloni pak, ju keni pasaportë shqiptare...?

Kam filluar procedurat për t’u pajisur me pasaportën shqiptare. Shpresoj që ta marr së shpejti.

Me gatimet jeni mësuar?

Jam shumë i dashuruar.

Çfarë ushqimi ju pëlqen në Vlorë?

Gatimi tradiciona­l shqiptar. Është kuzhinë e mrekullues­hme.

Me çfarë lëvizni, keni makinë?

Më pëlqen më shumë që të përdor biçikletën. Shpesh me biçikletë shkoj në stërvitje në fushën e Pyllit të Sodës, por edhe mbyll punët e përditshme familjare. Me këtë rast, mbaj edhe trupin më në formë dhe jam gjithmonë aktiv.

 ?? ?? Indio Oliveira, mesfushor 29-vjeçar
Indio Oliveira, mesfushor 29-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania