Panorama Sport (Albania)

KATEGORIA I

-

RREGULLORJ­A PËR NGJITJEN DHE RËNIEN * Klubet e renditura në vendet 1 dhe 2 të Kategorisë së Parë ngjiten direkt në “Abissnet Superiore” pas përfundimi­t të këtij sezoni.

* Klubi që renditet i pari shpallet kampion për sezonin 20222023.

* Skuadrat e renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 do të luajnë ndeshje “play off”-i për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e 8-të të “Abissnet Superiore” sipas skemës së mëposhtme:

* 3-6

* 4-5

* Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim­in e përgjithsh­ëm. * Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikoh­et për në ndeshjen finale.

* Ndeshja finale e “play off”-it do të zhvillohet me një takim në stadiumin që do të përcaktohe­t nga FSHF-JA.

* Ndeshja mes fituesit të “play off”-it të Kategorisë së Parë dhe ekipit të vendit të tetë në Superiore do të luhet në stadiumin e klubit të renditur në vendin e tetë.

* Në përfundim të sezonit përkatës në Kategorinë e Parë, klubet e renditura përkatësis­ht në vendet 11, 12, 13 dhe 14, zbresin direkt në Kategorinë e Dytë.

* Në përfundim të sezonit përkatës, klubet e renditura përkatësis­ht në vendet 9 dhe 10 do të luajnë një ndeshje me një takim përkatësis­ht: Vendi i 9-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Vendi i 10-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Ndeshjet e “play off”-it do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF-JA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania