Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu mbledh “pjesët” para Burrelit, kthehen 3 titullarë

Liço ezauron pezullimin, rikuperohe­n Moraesh dhe Lika

-

Skënderbeu mbledh “pjesët” para Burrelit. Pas dy javësh me mungesa, skuadra më në fund kompletohe­t. Do të udhëtojnë me forca të plota dhe kjo i jep qetësi edhe stafit teknik. Do të jetë një transfertë e vështirë dhe Ivan Gvozdenovi­ç nuk dëshiron që të jetë i limituar në zgjedhjet e tij. Strategjia e tij ndryshon në varësi të kundërshta­rit, por jo objektivi. Qëllimi mbetet një dhe vetëm një: fitorja. Tani që kanë marrë kreun, as që kanë në plan ta lëshojnë. Gabimet janë përfundimi­sht të ndaluara në “Liri Ballabani”, kur dihet që Flamurtari dhe Dinamo janë vetëm 1 dhe 2 pikë larg. RIKTHIMET – Një javë më parë nuk luajti, por këtë herë do të jetë në fushë. Dean Liço ka shlyer pezullimin për shkak të kartonëve dhe është më shumë se i gatshëm për ta nisur nga minuta e parë.

Lajme të mira kanë ardhur edhe nga infermieri­a. Agnaldo Moraesh dhe Gresild Lika janë rikuperuar nga dëmtimet. Të dy mesfushorë­t dje janë i bashkuar ekipit në stërvitje dhe kanë marrë ngarkesë të plotë. E megjithatë, se si do të reagojnë në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë. Nëse Ivan Gvozdenovi­ç nuk i sheh në formën optimale, vështirë se do t’i rrezikojë. Ndaj, këto ditë do të jenë vendimtare për ta. Nëse kapin 100%, atëherë do ta nisin si titullarë. Në të kundërt do të jenë në stol, për t’u aktivizuar në varësi të ndeshjes. Padyshim që me këtë grup të plotë, dukshëm Ivan Gvozdenovi­ç nuk do të ketë siklet për ndërtimin e formacioni­t që do të nisë ndeshjen ndaj Burrelit. Korçarët do të kërkojnë rekordin. Kanë 8 javë që nuk e njohin humbjen (mes 6 fitoresh dhe 2 barazimesh) dhe nuk duan assesi të ndalen në këtë rrugëtim që kanë nisur. Nëse deri në javën e 9-të të Kategorisë së Parë kishin mbledhur maksimumi 13 pikë (pas 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe 2 humbjeve), me serbin në stol kanë koleksionu­ar 20 (pra 7 më shumë). E thënë ndryshe, janë një “bunker”. Një ekip që e ka gjetur 15 herë rrjetën dhe pëson pak. Vetëm 3 gola kanë marrë deri më tani me serbin në stol dhe ato në tri ndeshjet e fundit. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania