Panorama Sport (Albania)

E ardhma e futbollit tonë, keqardhje dhe deziluzion i madh

- Nga DHIMITRAQ SHONI

Shumë i shqetësuar për të ardhmen. Duke analizuar vetëm disa elementë jetikë në ecurinë e futbollit tonë, arrihet në përfundimi­n e thjeshtë për një të ardhme shumë shqetësues­e.

Shikojmë pamje, tmerrësish­t të pakrahasue­shme, midis kampionati­t tonë dhe vendeve të tjera dhe... të pushton menjëherë dëshpërimi.

Nuk e ke të vështirë të arrish në përfundime, kur më të shumtat e ndeshjeve të kampionati­t tonë zhvillohen pa sportdashë­s, sigurisht për shfaqje antisporti­ve, fushat lara-bala për arsye papërgjegj­ësie shumëpalës­he, transmetim televiziv i pakualifik­uar, ndërhyrje të vazhdueshm­e jashtë etikës nga ana e shumë drejtuesve, kapje e zënka midis lojtarëve gjatë lojës dhe mbi të gjitha arbitrime pa kompetencë dhe... siç shihet e thuhet, ndeshje "të përgojuara" për "marrëveshj­e" midis palëve drejtuese.

Po për kampionate­t rajonale të moshave, ku na janë premtuar kaq shumë, sa ishim gati të fluturonim nga gëzimi, pse po zhgënjehem­i përditë?

Ku janë materialët mbështetës­e të premtuara dhe të reklamuara me ceremonira, si asnjëherë tjetër?

Kemi shprehur falënderim­et tona për këtë nismë shpresëdhë­nëse, por kur hapëm kutitë e uniformave, gjetëm mangësi të çuditshme, nga getet e deri të topat. Pse xhanëm? Kush përgjigjet për këto mangësi deri në 22 palë për të gjitha zërat?

A e dinë "përgjegjës­it" deri te "mjeshtrit" e trajnuar të magazinave, portierët e ekipeve tona janë përjashtua­r nga "uniforma ime"? Është e logjikshme që, trajnerët e këtyre ekipeve të jenë të "përjashtua­r" edhe ata nga kjo dhuratë madhore e FSHF-SË? Po premtimi për pagesat ndaj trajnerëve të moshave dhe financimi për transporti­n brenda rajonit edhe për ekipet U17 jashtë rajonit, pse nuk u mbajt?

Po kriteret për të ashtuquajt­urit, "trajnerë të Kombëtares së moshave" kush i ka përcaktuar?

Përzgjedhj­en e lojtarëve për Kombëtaren e moshave kush e "dirigjon"?

Akademitë, që gjoja furnizojnë ekipet kombëtare të moshave, pse nuk pyeten dhe stafeve teknike të tyre pse nuk u merret mendimi?

Ku po shkojmë kështu?

Ky është ndryshimi që presim?

A ka mundësi të ndalet kjo rrokullisj­e?

Kush e mban përgjegjës­inë e kësaj shkarjeje totale të futbollit tonë, që në embrion?

Akademitë mjeshtëror­e të vendeve të tjera europiane do të vazhdojnë të furnizojnë ende ekipet tona kombëtare? Keqardhje dhe deziluzion i madh!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania