Panorama Sport (Albania)

Një Juve e çmendur, Alegri: Me këtë ritëm shkojmë në Champions

Trajneri: Kieza dhe Pogba ndryshuan marshin e sfidës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një derbi i çmendur! Katër gola në pjesën e parë (nga dy për skuadër) dhe dy në të dytën, por këtë herë për Juventusin. Torino kaloi në avantazh dy herë. Të parën pa kaluar ende minuta e dytë e lojës me Karamoh dhe më pas me Sanabrian, në të 43-ën, por në fillim Kuadrado me një predhë nga brenda zonës dhe më pas Danilo me kokë (golin e konfirmoi teknologji­a për kalimin e vijës fatale) mbyllën 45 minuta spektakola­re, por të dominuara nga Torino. Gjithsesi, Juventusi po tregon se në këto momente vështirësi­e nuk dorëzohet kurrë dhe pasi Vlahoviç shkund traversën vetëm pak sekonda nga starti i pjesës së dytë, në fillim ish-bremer gjen avantazhin 3-2, sërish me kokë, pas një goditjeje këndi dhe më pas Rabio mbyll llogaritë me 3 pikët, pas një topi të harkuar në zonën e vogël të portierit, pati një goditje dënimi. Por lajmet e mira për Juven nuk mbarojnë këtu, sepse më në fund në fushë u pa edhe Pol Pogba, që luajti gjysmë ore lojë dhe madje i shkoi pranë edhe golit, por mbi të gjitha, pas këtij suksesi, bardhezinj­të ngjiten në kuotën 35 pikë, vetëm 10 larg zonës “Champions”. “Zonja e Vjetër” nuk po çalon më...

FLET ALEGRI – Në fund të ndeshjes, Masimilian­o Alegri kishte të stampuar në fytyrë një buzëqeshje që thotë shumë, ndonëse ai u mundua ta fshehë mes fjalëve, për të mbajtur larg adrenalinë­n e skuadrës. “Pogba edhe Kieza mendoj se po, e zgjidhën ndeshjen, më konkretish­t i dhanë ritmin që na duhej për ta fituar. Por tani të bëjmë kujdes me euforinë, pasi 10 pikë diferencë nga vendi i katërt janë ende shumë. Gjithsesi, nëse i bazohemi matematikë­s dhe në 14 ndeshjet e mbetura mbajmë një mesatare prej 2 pikësh, llogaritë e mia thonë se do ta mbyllim vitin me 73 pikë, një kuotë e mjaftueshm­e për të shkuar në Champions. Por të presim..., - bën hyrjen e tij 55-vjeçari, që më pas analizon sfidën. – Mendoj se ndaj Torinos u dëfryen të gjithë, pasi doli një ndeshje shumë e bukur. Ne e nisëm keq dhe bëmë gjithçka për t’ia vështirësu­ar gjërat vetes në pjesën e parë, por në fund mendoj se fitorja ishte më se e merituar. Pas këtyre tri pikëve kapim Bolonjën, ndonëse në të vërtetë ne kemi fituar 50 pikë në fushë, për

të mos thënë 52 (nuk harron të përmendë dy të humbura ndaj Salernitan­ës, për skandalin e VAR-IT). Madje, mendoj se avantazhin duket ta kishim gjetur më përpara, nëse Vlahoviç nuk e dërgonte topin në traversë në fillim të pjesës së dytë, por për sot (dje) mjaftohem edhe me kaq. Pse Di Maria në stol? Sepse në ato momente kishte nevojë për lojtarë të freskët. Të heq nga fusha Di Marian është një torturë që unë i bëj vetes, por më duhej dikush që vraponte më shumë se Kieza dhe duke spostuar edhe Rabionë më përpara krijuam shumë superiorit­et numerik, siç tregoi edhe goli i Adrienit në fund që mbylli diskutimin me fitoren. Por siç e thashë, kujdes, këmbët fort në tokë”, përfundoi Alegri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania