Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 – Sanabria e djeg në shtyllën e tij, por polaku bën edhe një pritje të pabesueshm­e në fundin e pjesës së parë, e cila konfirmon se mbetet një garanci.

DANILO 7 – Në momentin më delikat të Juves gjen golin e 2-2 me kokë. Specialist i golave me peshë. Kapiten me meritë!

BREMER 6 – Sanabria e kap në befasi në golin e 1-2, por kërkon falje siç duhet duket gjetur golin e 3-2, që i hap Juves rrugën e suksesit me përmbysje. Në të 90-ën Bonuçi (pa notë). SANDRO 5.5 – Shumë gabime në vlerësimin e kohëve të ndërhyrjes dhe pasimeve. Duket qartë se mbrojtja me 3 nuk bën për atë.

KUADRADO 6.5 – Gjen golin e tretë në derbi, ndeshje me të cilën është më i lidhur. Shënon 1-1 me një të djathtë perfekte dhe mbi të gjitha dominon korsinë e tij, në të dyja fazat. Në të 68-ën De Shiljo (nota 6), i cili bën gati 30 minuta të përulura, por si gjithmonë pa lënë gjurmë.

FAXHOLI 6.5 – Shumë kilometra dhe intuitë prej fenomeni. Në pjesën e parë vuan, por në të dytën bën diferencën.

BARRENEÇEA 6 – Debuton në Serinë A në një ndeshje jo të lehtë. Limitohet të bëjë gjërat e lehta, por personalit­eti dhe grinta nuk i mungojnë. Shans i merituar! Në të 69-ën Pogba (nota 6.5), i cili pritet me shumë zhurmë nga tifozët, pas një mungese të tepruar. I shkon menjëherë pranë golit të parë dhe fiton goditjen e dënimit që solli 4-2.

RABIO 7 – Inkursione­t e tij krijojnë gjithmonë superiorit­et numerik, si në rastin e golit të Kuadrados. I saktë taktikisht, por edhe shumë i fortë fizikisht. Lë gjurmën e tij në derbi me golin që mbyll historinë me 3 pikët.

KOSTIÇ 7 – Dhuron një asist e gjysmë, duke treguar se ka këmbë të arta. Shtyn pa fund në sulm dhe ndihmon edhe në mbrojtje. Fantastik!

DI MARIA 6.5 – Sapo ka topin në këmbë i jep dritë të gjithë manovrës bardhezi dhe kërkon gjithmonë thellësinë për shokët. Nga e majta e tij nis goditje e këndit që sjell 2-2. Në të 69-ën Kieza (nota 7), me italianin që hyn me dëshirën për të thyer botën dhe menjëherë dërgon në kokën e Bremerit topin e 3-2. Impakt vdekjeprur­ës.

VLAHOVIÇ 5 – Topi i parë i pastër për gol i mbërrin në fillim të pjesës së dytë dhe ai e stampon në traversë nga pozicion ideal. Humb besimin pas këtij episodi. Në të 86-ën Ken (pa notë).

TRAJNERI ALEGRI 6.5 – Fiton derbin me intuitën e zëvendësim­eve. Me Kiezën e Pogbanë Juvja ndryshon marsh dhe vjen fitorja e katërt radhazi, e cila i çon vetëm 10 pikë nga zona Champions. Çfarë rikuperimi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania