Panorama Sport (Albania)

Nagelsman zbut Pavarin, por jo Kanselon

Anësori luzitan vazhdon të ndiejë ende për Sitin

- Përgatit: SAIMIR MBËRSI

Rikthimi te suksesi vuri në dukje aftësitë “e vërteta” të Benzhamë

Bajern Mynihu i ësh të rikthyer rutinës së zakonshme me rezultate dhe lojë në Bundesligë­n gjermane. Triumfi me shifrat e pastra ndaj Unionit nxori në dritë shumë elementë të zbehtë gjatë sezonit aktual, si Myler apo Benzhamë Pavar. Pikërisht mbrojtësi transalpin i surprizoi të gjithë më reflekset prej një “bunkeri” të vërtetë në qendër të repartit difensiv, së bashku me De Ligtin. 0 do të shënonin statistika­t e goditjeve të Unionit në kuadratin e Zomerit, tregues se sa e organizuar u prezantua linja përpara kuadratit në Mynih.

RINOVIMI-ËSHTË fakt se Benzhamë nuk ka gëzuar raporte miqësore me bordin dhe trajnerin Nagelsman, aty ku reagimet e “nxituara” nga ana e 26-vjeçarit tërhoqën vëmendje. Gjithsesi Julian ishte arsyeje kryesore se përse Pavar djersit ende fanellën e rekordmenë­ve gjermanë, pasi 35vjeçari e bindi të qëndronte, përtej këmbëngulj­es nga Interi dhe Barcelona. Risia e “arkitektit” të Bajernit me aplikimin e skemës me 3 mbrojtës qendre bëri që ishfutboll­isti i Shtutgarti­t të integrohej në pozicionin që dëshironte paraprakis­ht. Dhe gjetja e kësaj gjuhe të përbashkët po jep frytet e para, aq sa të shkohet deri në pikën më ekstreme në krahasim me zhvillimet e para pak muajve. Fjala lidhet me vazhdimin e kontratës përtej 2024-ës.

Largimi-megjithatë deklarata e fundit e Zhoao Kanselos ka “tronditur” jo pak tifozët dhe drejtuesit e klubit më të titulluar në tokën gjermane. Anësori iberikas duket se nuk i ka

prerë të gjitha “rrënjët” me “Qytetarët”, madje mbeten ende të forta: “Siti është ekip spektakola­r, më i miri me të cilin kam punuar ndonjëherë. Nëse do të kthehesha do të isha shumë entuziast. Duam më gjithë zemër që ata të kurorëzohe­n në kampionati­n

anglez. Aty kam lënë pezull shumë gjëra, çka e lë të hapur mundësinë e rikthimit, ashtu si edhe formula e këtij kalimi në Mynih”, përfundont­e me fraza të cilat me të drejtë marrin nuancat e një thike pas shpinë ndaj ambientit bavarez.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania