Panorama Sport (Albania)

Pep thumbon ‘Djajtë’: Po shpenzuan pak më shumë do maten me ne

“Urime për Kupën Karabao, herët a vonë do ta fitonin”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një deklaratë thum buese e Pep Guardiolës ndaj komshinjve të Junajtidit ka rindezur rivaliteti­n mes klubeve të Mancesteri­t. “Djajtë” janë eklipsuar nga “Qytetarët” në vitet e fundit dhe trajneri i kampionëve të Anglisë ka lëshuar një shigjetë pasi fqinjët fituan trofeun e parë pas 6 vitesh, Kupën e Ligës. Junajtidi mposhti në finalen e “Wembley”-t 2-0 Njukasëlli­n duke fituar trofeun e parë prej vitit 2017. Dhe Pep tha se ishte vetëm një çështje kohe përpara se ata të jenë sërish rivalizues në fushë pas rekordit të shpenzimev­e në merkato. Që kur Guardiola u ul në stolin e “Etihad”-it në vitin 2016, Junajtidi ka shpenzuar 1.077 miliard paund në merkato, më shumë sesa 1.074 miliardët e “Qytetarëve”. Por Siti e ka shpenzimin neto shumë më të ulët, vetëm 478 milionë paund, falë shitjeve të rëndësishm­e të emrave si Sterling, Zhezus apo Zinçenko verën e shkuar. Shpenzimi neto i “Djajve” gjatë 7 viteve të fundit arrin shifrën astronomik­e të 835 milionë paundëve, ndërsa kanë fituar shumë pak. “Urime Junajtidit për Kupën Karabao. Herët a vonë do të ndodhte, apo jo? Mirë se vijnë. Junajtidi duhet të jetë atje. Ata janë në pozicionin që duhet të ishin”, tha teknikut katalanas. I pyetur nëse tashmë Junajtidi është rikthyer edhe si një rival për titull në Premier Ligë, Guardiola tha duke buzëqeshur: “Ndoshta. Nëse shpenzojnë pak më shumë para, po? Sepse ata nuk kanë shpenzuar, apo jo? Kur unë erdha këtu mendova se Junajtidi do të ishte gjithnjë atje, për historinë, për gjithçka. Dhe Erik ten Hag është duke bërë një punë të pabesueshm­e. Edhe lojtarët duken se sa të përkushtua­r dhe të bashkuar janë. Ata po përpiqen që t’ia dalin pas 5-6 viteve pa fituar një titull”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania