Panorama Sport (Albania)

“Plakushi” Pitman, në Angli dikush shënon më shumë se Halandi

43 gola në 34 ndeshje, ka realizuar dyfishin e Çelsit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një sulmues jo pjesë e Ligës Profesion iste në Angli ka shënuar më shumë gola këtë sezon sesa Erling Halandi dhe Markus Rashfordi së bashku. Lojtar-trajneri Bret Pitman, 35 vjeç, ka shënuar 43 gola në vetëm 34 ndeshje, duke qenë ai shënuesi më i mirë në Europë. Rekordi që ai po vendos me skuadrën nga Hempshajër­i, AFC Portçester, lë pas 27 golat e sulmuesit norvegjez të Mançester Sitit në Premier Ligë këtë sezon dhe 14 të sulmuesit të Mançester Junajtidit. Dhe ai ka shënuar pothuajse dyfishin e golave total të Çelsit. Bret, i cili ka ndihmuar Bornmëthin që të rikthehet në Premier Ligë, tha për “The Sun”: “Krahasuar kur unë luaja në kategoritë e larta të futbollit, këtu është më e thjeshtë për të shënuar”. Ish-ylli i Bristol Sitit ka shënuar pesë tregolësha, një më shumë sesa Halandi, ndërsa e ka ndihmuar skuadrën e tij që të renditet e para në Ueseks Premier Ligë, që është kategoria e nëntë në hierarkinë e kampionati­t anglez. “Kam shënuar me kokë, kam shtyrë topin në rrjetë dhe nga distanca. Por nuk dua që të entuziazmo­hem shumë, sepse Haland luan në Premier Ligë ndërsa unë jo”. Autori i pesë tripletave, një më shumë sesa norvegjezi, ka shënuar dy herë më shumë gola sesa Çelsi këtë sezon.

Dhe nëse mesatarja e golave të tij 1.25 për ndeshje vazhdon, atëherë ai parashikoh­et që ta mbyllë sezonin me 60 gola. Pitman firmosi me skuadrën e fshatit të vogël të Portçester­it, për t’i bërë një favor një shokut të tij. Por përpara se të transferoh­ej nga

Bristol Roversi sezonin e shkuar, ai kishte veshur edhe fanellën e Portsmëthi­t, Bornmëthit dhe Ipsuiçit. “Po luaj për një skuadër të shkëlqyer për momentin dhe kjo ndihmon. Kemi lojtarë të mirë në të gjithë fushën dhe nuk është se po shënoj vetëm unë. Prisja që të shënoja shumë gola kur erdha këtu, sepse ndihem ende mirë fizikisht. Kam shënuar me të gjitha mënyrat: me kokë, nga afër, nga distanca. I di pikat e mia të forta tani dhe kam eksperienc­ën për të ditur se ku duhet të pozicionoh­em në fushë”.

 ?? ??
 ?? ?? Sulmuesi i kategorisë së 9-të në Angli është më i miri në Europë këtë sezon
Sulmuesi i kategorisë së 9-të në Angli është më i miri në Europë këtë sezon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania