Panorama Sport (Albania)

Arsenali shans për +5, Arteta: Është edhe Junajtid

-

Arsenali ka një shans të artë për të shtuar presionin mbi Mançester Sitin në garën për titullin e Premier Ligës. Një fitore sot në ndeshjen e prapambetu­r për “Topçinjtë” ndaj Evertonit dhe skuadra e Mikel Artetës do të shkonte +5 pikë nga “Qytetarët” e vendit të dytë. Në konferencë­n e djeshme për shtyp tekniku spanjoll tha se nuk sheh një garë dyshe mes skuadrës së tij dhe asaj të Guardiolës për titull këtë sezon, por përfshiu edhe Mançester Junajtidin, që aktualisht renditet -8 pikë nga Arsenali. “Mendoj se ka më shumë skuadra të përfshira në garë. Tani kemi lojtarët që po na rikthehen nga dëmtimi dhe kjo do të jetë vendimtare, sepse ata nuk mund të ruajnë të njëjtin nivel për 10 muaj, është pothuajse e pamundur. Ne duhet të ndryshojmë dhe të jemi më të paparashik­ueshëm dhe tani i kemi këto opsione”. Një fitore sonte do ta dërgonte Arsenalin në kuotën e 60 pikëve pas 25 javësh, duke e arritur një kuotë të tillë pikësh pas kaq javësh vetëm për herë të tretë në historinë e klubit. Por Arteta nuk do të dëgjojë për statistika që në fund mund të jenë të parëndësis­hme: “Kjo nuk do të thotë asgjë. Ka edhe 13 javë të tjera për t’u luajtur”. Arsenali është mposhtur vetëm

3 herë këtë sezon në kampionat, përfshirë disfatën 1-0 ndaj Evertonit në 4 shkurt. Por Arteta i kërkoi skuadrës së tij të bëjë një paraqitje më të mirë sesa ajo e 4 shkurtit ndaj formacioni­t të Shon Dajçit. Një nga emrat që spanjolli ka në dyshim për ndeshjen e sotme është Tomas Partej. Arteta tha në konferencë se mesfushori nuk është ende në gjendje fizike optimale, pasi u rikthye në fushë kundër Lestërit në fundjavë (kishte munguar në dy ndeshjet e fundit) dhe ai ka ende nevojë që të arrijë formën më të mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania