Panorama Sport (Albania)

Klop: Nuk jemi dorëzuar, luftojmë për Champions-in

-

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, nuk është dorëzuar për garën për vendin e katërt. Përpara ndeshjes së prapambetu­r kundër Uolvesit, e cila në rast fitoreje mund t’i dërgojë “Reds”-at në vendin e gjashtë, në kuotën e 39 pikëve, -6 nga Totenhemi i vendit të katërt, tekniku gjerman i nxiti lojtarët e tij që të prodhojnë një seri fitoresh, e cila mund të sjellë kualifikim­in e tyre në Champions. “Ne duhet të bëjmë një seri fitoresh, por duhet të luajmë dhe shijojmë atë që po bëjmë. Mendoj se jemi gati. Nëse ka një klub që mund ta bëjë këtë, atëherë mendoj se jemi ne. Për shkak të të gjitha gjërave që kemi arritur së bashku gjatë viteve të fundit, asgjë nga kjo nuk do të ishte arritur pa skuadrën dhe tifozët. Ne kemi një të ardhme së bashku, një të ardhme të afërt dhe të largët. Do të rikthehemi, por tani duhet të sigurohemi që t’i marrim maksimumin e mundshëm këtij sezoni. Unë nuk e di se çfarë do të jetë ajo. Por vendet që synojmë nuk janë shumë larg nesh dhe do të shohim se ku do të renditemi”. Klop shtoi se kjo është një javë shumë e rëndësishm­e për skuadrën e tij që pas Uolvesit do të përballet me Mançester Junajtidin. Ai konfirmoi gjithashtu se Tiago dhe Xho Go

mez do ta humbasin ndeshjen kundër Uolvesit pasi janë të dëmtuar, por mund të rikthehen Ibrahima Konate dhe Darvin Nunjez, të cilët u stërvitën të hënën. Sulmuesi uruguaian mungoi në barazimin pa gola kundër Kristal Palasit pas një dëmtimi në shpatull. Tekniku tha se sulmuesi do të vlerësohet përpara se të vendoset nëse do të përfshihet në skuadrën e sotme. Sulmuesi tjetër, Luis Diaz, nuk është rikthyer ende në stërvitje me grupin, por ai është duke bërë progres të konsiderue­shëm pas dëmtimit serioz që pësoi në gju.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania