Panorama Sport (Albania)

Reali përgatit “Klasiken” me “Mickey Mouse”

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Klasikja kundër Barce lonës e vlefshme për gjysmëfina­let e Kupës së Mbretit është te dera. Dhe në Madrid, Reali e ka marrë shtruar, madje me një frymë optimiste. Për një mbrëmje, shumë prej lojtarëve të Realit, por dhe të stafit teknik, Ançelotin përfshirë, kanë vendosur të "bëhen fëmijë", teksa kanë marrë pjesë në ceremoninë festive të datëlindje­s së djalit të Federiko Valverdes, Benisio. Djaloshi ka mbushur tre vjeç dhe prindërit e tij Mina Bonino dhe Federiko Falverde kanë vendosur ta festojnë, duke ftuar në gëzimin e tyre dhe mjaft nga pjesëtarët e ekipit. Madrilenët kanë vendosur ta përgatisin "Klasiken" e Kupës së Mbretit si fëmijë, teksa disa prej tyre kanë veshur dhe rroba të personazhe­ve të njohur të botës së filmave të animuar si "Mickey Mouse" apo "Zombies". Festa ka shkuar për mrekulli, teksa Valverde ka publikuar dhe një video në profilin e tij në "Instagram" gjatë festimeve të të rriturve, që janë kthyer sërish shumë vite pas dhe bërë rolin e fëmijëve.

VALVERDE - Festa e Fede Valverdes vjen në një moment kyç të sezonit, me Realin që po përpiqet të ngushtojë diferencën me Barcelonën në La Liga dhe do të përballet jo më larg se nesër në "Bernabeu" kundër katalanasv­e në Kupë. Pikërisht Barcelona është dhe një nga viktimat e preferuara të mesfushori­t uruguaian. Ai është përballur 12 herë me klubin katalanas, si kundër

askush tjetër në Spanjë dhe është klubi të cilit i ka shënuar më shumë gola, 3. Valverde në këtë mënyrë të enjten do të kërkojë që festës për përvjetori­n e tretë të djalit të tij t'i shtojë pse jo dhe një sukses në fushë kundër rivalëve të përjetshëm, Barcelonës.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania