Panorama Sport (Albania)

Tradhtoi Benzemanë për Mesin, Alaba kërcënohet me jetë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Të zgjedhësh futbollist­in e vitit, qoftë për "The Best" apo gjithashtu për "Topin e Artë", mund të këtë një kosto shumë të lartë dhe të rrezikshme madje. Dhe këtë e fakton David Alaba, i cili ka përbërë lajm lidhur me votimin e tij për këtë sezon. Kapiteni i Austrisë, edhe pse mes zgjedhjeve kishte mundësinë që të vlerësonte shokun e tij të skuadrës, francezin Karim Benzema, në finalen e madhe për "The Best", ka tradhtuar, duke ia dhënë votën e tij 5pikëshe Lionel Mesit dhe vetëm tri pikë për kolegun e tij te Reali i Madridit (plus 1 pikë finalistit tjetër, Kilië Mbape). Por me t'u zbardhur të gjitha votimet e bëra nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtarev­e anëtare të FIFA-S, kaq ka mjaftuar që David Alaba të merret në shënjestër dhe madje në disa raste të kërcënohet edhe me jetë nga komentuesi­t e tij në rrjetet sociale, të cilët kuptohet qartë se janë ose tifozë të Realit të Madridit, ose fansa personalë të zjarrtë të Karim Benzemasë. Komentet në fjalë kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit, aq sa ato kanë shtyrë seriozisht qendërmbro­jtësin austriak, që të dalë me një prononcim publik në rrjetet sociale dhe të sqarojë se zgjedhja e bërë nuk është personale e tij. Si kapiten i kombëtares që përfaqëson, Alaba mesa duket ka marrë mendimin e të gjithë shokëve të përfaqësue­ses për të dalë në konkluzion­in final, ndonëse ai i pari do të jetë edhe personi që duhet të sqarojë sy më sy ndoshta shokun e tij në Madrid, Karim Benzemanë, lidhur me çështjen në fjalë, e cila pa dyshim që nuk do t'i ketë pëlqyer shumë francezit. "Për sa i përket çmimit FIFA 'The Best', votimi im për tre finalistët ka qenë një zgjedhje unifikuese që lidhet me të gjithë preferenca­t e kombëtares austriake. Ne kemi vendosur që me anë të një ankete të mbledhim votat e përfaqësue­ses sonë dhe si përfundim ka qenë Lionel Mesi, ai i cili ka mbledhur shumicën e votave. Kështu që përzgjedhj­et e bëra nga unë nuk janë personale. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërish­t Karimi, se sa unë e admiroj atë për çfarë bën në fushën e lojës. Madje, unë e kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe kështu është ende. Pa as më të voglin dyshim", justifikoh­et David Alaba në rrjetet sociale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania