Panorama Sport (Albania)

Ronaldo injoroi Mesin, ja për kë votuan Shqipëria dhe Kosova

-

FIFA organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve "The Best" për të shtatin edicion radhazi. Për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit, çmim që e fitoi dhe meritoi Lionel Mesi, kampion i sapozgjedh­ur i botës me Argjentinë­n, morën pjesë të gjithë kapitenët dhe trajnerët e kombëtarev­e, anëtare të FIFA-S. Për sa i përket të "nominuarve" të përfaqësue­ses shqiptare, Trajneri Silvinjo ka zgjedhur në vend të parë pikërisht fituesin Lionel Mesi dhe pas tij Karim Benzemanë dhe bashkatdhe­tarin Nejmar. Ndërkohë, për sa i përket kapitenit Etrit Berisha, ai gjithashtu vendosi që 5 pikët t'ia dhurojë "Pleshtit", ndërsa pas argjentina­sit preferenca­t ishin Erling Haland me 3 pikë dhe Kilië Mbape me 1. Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së bashku me trajnerin Alan Zhires, kanë zgjedhur Leo Mesin të parin. Qendërmbro­jtësi i Napolit vendosi në vend të dytë Mbapenë dhe Viniciusin, ndërsa trajneri francez vendosi dy bashkëkomb­ësit e tij, Benzema e Mbape.

RONALDO & CO - Ndërkohë, mes qindra votimeve, ajo që ra në sy është se rivaliteti i ashpër mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit vazhdon dhe nuk ka ndërmend që të përfundojë, derisa njëri apo të dy të varin këpucët në gozhdë. Kapiteni i Portugalis­ë mësohet se e ka injoruar totalisht kampionin e botës, duke përzgjedhu­r Kilipë Mbapenë të parin, Luka Modriçin dhe Karim Benzemanë. Për sa i përket përfaqësue­seve të tjera të mëdha, Italia me kapitenin Bonuçi dhe trajnerin Mançini kanë përzgjedhu­r Mesin. Edhe Gjermania me Manuel Nojerin dhe Hansi Flikun kanë votuar për "Pleshtin", ndërsa te Spanja ka habitur trajneri i ri, Luis de la Fuente që votën ia ka dhënë argjentina­sit tjetër, Hulian Alvarez, ndërsa Buskets normalisht zgjodhi ish-shokun te Barcelona. Ndërkohë, vetë fituesi Lionel Mesi votën ia ka dhënë braziliani­t Nejmar, ndërsa trajneri Skaloni sigurisht që ka votuar për kapitenin e tij, Lionel Mesin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania