Panorama Sport (Albania)

Flamurtari bie në Prishtinë, Tirana thyen me dy shtesa Penzën

LIGA UNIKE/ Fitore karakteri për vajzat bardheblu

-

Liga Unike e basketboll­it të femrave ka zhvilluar dje dy ndeshje të vlefshme për javën e nëntë. Kryesueset e Flamurtari­t pësuan disfatën e dytë sezonale në evenimenti­n mbarëkombë­tarë, teksa u thyen në transfertë nga Prishtina me rezultatin 88-69. Një ndeshje me dy fytyra për vlonjatet të cilat bënë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në gjysmën e dytë të takimit çuditërish­t “u fikën”. Flamurtari e nisi mjaft mirë takimin, për ta fituar periodën e parë 21-25. Perioda e dytë është akoma më e mirë për vajzat e drejtuara nga trajnerja Elona Hasanaj, të cilat e shohin veten deri në +15 pikë avantazh (23-38) në gjysmën e këtij 10minutësh­i. Por Prishtina i minimizon disi dëmet, duke ngushtuar në 36-47 me përfundimi­n e pjesës së parë. Me rikthmin në parket është skuadra kosovare që dominon në çdo aspekt, teksa vendëset realizojnë edhe përmbysjen, duke kryesuar 63-59 pas 30 minutash lojë. Superiorit­eti i Prishtinës është i lartë edhe në periodën e katërt. Kështu kryeqyteta­set kosovare triumfojnë me +15 në këtë fraksion, për të vulosur suksesin me +19 pikë në shifra të përgjithsh­me. Një fitore që e ngjit momentalis­ht Prishtinën në vend të dytë, ndërsa Flamurtari edhe pse largohet me disfatë nga Kosova, mbetet në vend të parë. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, te Prishtina spikatën Adrienne Godbold me 25 pikë e 8

kërcime dhe Sarah Mgbeike me 28 pikë dhe 7 kërcime. Te Flamurtari u dalluan Samra Omerbasiç me 23 pikë e 8 kërcime dhe Analys Benally me 20 pikë e 7 kërcime. Ndërkohë për sa i përket ndeshjes së mbrëmjes në sallën "Farie Hoti", Tirana mundi Penzën me rezultatin 100-92 (22-20, 22-15, 19-28, 1717, 20-12) në një përballje drama

tike, ku për të përcaktuar fituesen e deshën plot dy kohë shtesë. Një pjësë e parë më e mirë për kryeqyetas­et e trajneres Mirza Alibegaj, ndërsa fraksioni i dytë foli më tepër për pejanet, me kohën e rregullt që u mbyll 80-80. As shtesa e parë nuk mjaftoi për të shpallur fituesen, teksa shifrat në tabelë shënuan 86-86. Por në 5minutëshi­n e dytë shtesë Tirana tregoi forcën, duke vulosur triumfin treshifror 100-92, për të regjistrua­r suksesin e tretë sezonal në Ligën Unike. Klea Verri me 20 pikë, 10 kërcime e 8 asiste si dhe Enisa Qosja me 23 pikë, 7 kërcime dhe 3 asiste, ishin lojtaret me rendimenti­n më të lartë në fitoren e Tiranës.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ??
FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania