Panorama Sport (Albania)

Edi Xhordan për Shumakerin: Është aty, por nuk është aty...

-

Ish-bosi i skuderisë “Jordan Grand Prix”, Edi Xhordan, ka folur së fundmi për gjendjen shëndetëso­re të legjendës së Formulës 1, Mikael Shumaker. 74-vjeçari i dha mundësinë pilotit gjerman që të shkëlqente në skenën e madhe të Formulës 1, kur ai debutoi me skuadrën “Jordan” në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991. Në një intervistë për “OLBG”, Edi Xhordan i rrëfeu të gjitha duke nisur që nga gjendja e Shumakerit e deri te marrëdhëni­a që ka me djalin e gjermanit, Mik. “Me aq sa jam i informuar, jam vërtetë i prekur duke parë që babai yt nuk mund të jetë pjesë e familjes tënde. Ai është aty, por nuk është vërtet aty. Prekem vërtet pasi unë kisha një lidhje të madhe me Mikaelin. I dhashë një shans në Spa. Edhe pse nuk zgjati shumë, dashuria që kam për atë njeri vazhdon ende dhe do të vazhdojë derisa të jap frymën e fundit”, u shpreh si fillim 74-vjeçari. Më pas ai foli dhe për karrierën e Mik Shumaker, duke thënë: “Ai ka një tjetër luftë për t’u rikthyer dhe njëherë për të shkruar emrin e tij. Ai do t’i ngjisë dhe njëherë shkallët, jam shumë i sigurt për këtë”. “Emri Mik nuk është vendosur prej babait të tij ashtu siç mendojnë shumë njerëz. Emri Mik është vendosur prej një personi që babai i tij Mikael e kishte shumë shok. Një kampioni që fitoi pesë tituj kampion me Hondën. Ai është Mik Duhan dhe në respekt të tij Mikaeli e quajti kështu djalin e tij”, rrëfeu Xhordan si një histori interesant­e për emrin e djalit të legjendës gjermane. Për ta mbyllur, ai tregoi dhe se u përpoq përpara një viti që të takonte Shumakerin, por bashkëshor­tja e tij Korina e ndaloi, duke thënë se vetëm familjarët mund ta shihnin. “Përgjigjja ishte jo. Nuk lejoheshin vizitorë për momentin nga persona jashtë familjes. Gjithsesi, që atëherë kur u njoha me Mikun e ri, ai dhe unë kemi pasur një miqësi mjaft të bukur”, përfundoi Xhordan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania