Panorama Sport (Albania)

Vllaznia leksion ‘demave’, gjysmëfina­lja më pranë

- ADMIR URUÇI

Vllaznia i jep një lek sion futbolli Partiza nit në "Loro Boriçi" dhe hedh një hap të madh përpara për në gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë, pas fitores së djeshme me shifrat 3-1. Ishte një ndeshje e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga reshje të dendura shiu, por kjo nuk pengoi që të zhvillohej një betejë tërheqëse. Vllaznia shënoi dy herë në pjesën e parë me Kainën dhe Çobën, teksa një "raketë" e Matondos u duk sikur mbajti në jetë të kuqtë. Për t'i dhënë dhe një tjetër goditje mendoi sërish Kaina, i cili fiksoi shifrat për 3-1. Partizani merr kështu një tjetër "shuplakë" pas asaj në Kukës dhe shton dyshimet e të gjithëve, përfshirë edhe vetes, për forcën e këtij ekipi.

PJESA E PARË - Një goditje e Malës nga distanca dhe më pas një inkursion i Çobës, që ndalet nga Hadroj në zonë ndezin këtë ndeshje, që nis e hapur dhe me skuadrat të shkujdesur­a në mbrojtje. Në të 11-ën Vllaznia hap ndeshjen me një dhuratë të Hoxhës për Kainën. Ishte Jonuzi, që nisi gjithçka nga krahët, duke shmangur shumë lehtë Prekën e më pas duke krosuar. Topi përfundon në duart e Hoxhës, por në momentin që kapiteni e përplas topin në tokë, Kaina përfiton dhe ia rrëmben topin, duke tundur rrjetën dhe kaluar Vllazninë në avantazh. Partizani tenton përgjigjen në të 16-ën me Da Silvën, që godet shumë rrezikshëm, por Bulatoviç zgjat këmbën dhe i eviton golin braziliani­t. Pas këtij rasti për minuta të tëra loja shndërrohe­t në një kacafytje mes lojtarëve sa në një kënd, në tjetrin, pa asnjë rast të prodhuar, ndërkohë që reshjet e shiut janë të pranishme në çdo moment. Mundësia e radhës vjen në minutën e 30-të, kur Maget tenton nga jashtë zonës, topi devijohet nga Mensah, që thjesht e nxjerr nga trajektorj­a që e dërgonte në portën e Qarrit. Një minutë më pas ndodh një episod i ngjashëm te Vllaznia, ku Heriç godet rrezikshëm portën, por bllokohet nga Mala. Në minutën e 33-të shfaqet "vrasësi" i ndeshjes së shkuar, Mehdi Çoba. Mala shmang bukur tre kundërshta­rë dhe godet saktë, edhe pse në

rrëshqitje e sipër, duke dyfishuar shifrat. Në minutën e 44-t, thuajse nga hiçi Matondo shënon një gol spektakola­r me një goditje shumë të bukur nga distanca dhe shënon golin, që e rikthen Partizanin në jetë, për të fiksuar shifrat 2-1 të

pjesës së parë.

PJESA E DYTË - Ky fraksion nis me të njëjtin protagonis­t, që mbylli të parën. Matondo provon me një predhë me të djathtën nga mbi 30 metra, por këtë herë nuk është aq i saktë sa për të dërguar topin pas

shpinës së Qarrit. Nga ana tjetër, Vllaznia përgjigjet me golin e tretë, ku në minutën e 51-të përgjigjet Kaina, që merr një top nga e djathta, kalon si një lojë fëmijësh Menishin dhe nuk e ka të vështirë të mposhtë as Hoxhën, duke çuar shifrat në 3

1. Pas golit të dytë Vllaznia vijon të sulmojë, me lojtarët e Partizanit, që ia bëjnë të lehtë me një mungesë të theksuar agresivite­ti. Në minutat e fundit u duk sikur Partizani u pajtua me këtë humbje dhe nuk bëri thuajse asgjë, duke mos

treguar asnjë "ekstrakt" fantazie, pa krijuar asnjë rast të rrezikshëm. Në këtë fraksion ndikoi shumë edhe terreni, që prej reshjeve të vazhdueshm­e të shiut u vështirësu­a shumë dhe ndikoi uljen e theksuar të ritmit, veçanërish­t në 20 minutat e fundit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania