Panorama Sport (Albania)

Shiu “litar”, tifozët shkodranë i gjejnë sozinë Ëngjëll Hotit

-

"Panorama Sport" ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Shkodër, e përfunduar me shifrat 3-1 për shkodranët.

*Reshje të dendura shiu para nisjes së sfidës. Afro 20 minuta para startit të takimit ka nisur një shi i rrëmbyeshë­m, një furtunë e vërtetë, duke bërë që shkallët të mbeten të boshatisur­a e të rëndohet terreni i fushës së stadiumit "Loro Boriçi".

*Shumë pak tifozë ndjekin sërish sfidën, kjo ndoshta dhe nga shiu i rrëmbyer, që ra afro 30 minuta para përfundimi­t të sfidës. Pavarësish­t se është e mbuluar, shumë pak tifozë ka pasur edhe në tribunën qendrore dhe atë VIP.

*Shiu i krijon probleme portierëve me dorezat dhe një pjesë të fajit në golin e parë të Vllaznisë e krijoi ky fenomen, me Hoxhën, që nuk thithi dot topin. Në pjesën pas portës së Vllaznisë, qëndron gjithë kohës një pjesëtar i stafit të shkodranëv­e me peshqir në dorë për të fshirë sa më shpesh dorezat e portierit.

*Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, ai që nisi projektin me presidenti­n Alban Xhaferi, është i pranishëm në stadium për të ndjekur ish-skuadrën e tij, një pjesë të së cilës e ndërtoi vetë. Një figurë e shquar e Vllaznisë dhe Kombëtares është Rudi Vata, i cili është i pranishëm në stadium. Ai inkuadrohe­t nga kamerat duke shijuar një pije në ambientet relaksuese të stadiumit.

*Josa bashkëbise­don gjatë me Çobën në minutën e 40-të duke orientuar më shumë lojtarin e tij mbi lëvizjet që duhet të bëjë në fushë. *Shiu i vazhdueshë­m e me shumë rrebesh në pushimin mes pjesëve vështirëso­n shumë kushtet e fushës së stadiumit "Loro Boriçi". *Drejtori përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, e ndoqi nga dhomat e gazetarëve takimin e mbrëmshëm.

*"O Kristi, o Kristi", ishte thirrja e tifozëve të Vllaznisë, në momentin kur në fushën e lojës pritej të aktivizohe­j futbollist­i i Partizanit, Engjëll Hoti, duke e krahasuar atë nga pamja me një prej konkurrent­ëve të "BBV Albania", Kristi Aliaj.

*Ka duartrokit­je për të gjithë lojtarët e Partizanit, pas zëvendësim­eve. Tifozëria e Vllaznisë, edhe pse jo e shumtë në numër, tregohet shumë e ngrohtë me të tijtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania