Panorama Sport (Albania)

Kolela i dorëzuar pas humbjes, mediton largimin

- ADMIR URUÇI

Partizani mori dje goditjen e dytë radhazi, pas asaj të pësuar në Kukës. Këtë herë ishte Vllaznia, që ia kishte bërë si duhet matjet dhe arriti t'i mposhtë me shifrat 3-1 në "Loro Boriçi", në një ndeshje ku përveç lojës së mirë të shkodranëv­e, rezultati u ndikua edhe nga "brishtësia" e skuadrës së Kolelës. Ky i fundit, veçanërish­t në pjesën e dytë, është parë shumë i acaruar me të tijtë dhe inkuadrohe­j shpesh nga kamerat, teksa kthehej të komunikont­e i zhgënjyer me kolegët në stol. Pas ndeshjes, ai ka kaluar një gjendje akoma më të vështirë emocionale. PRAPASKENA­T 56-vjeçari është dukur i pezmatuar dhe pas sfidës nuk ka dashur të flasë për mediat, teksa është parë të komunikojë gjatë me drejtorin e përgjithsh­ëm, Olsi Rama, dhe drejtorin sportiv, Elton Marini. "Panorama Sport" mëson se ai u është shprehur drejtuesve se ndien që tashmë skuadra nuk po e ndjek dhe në një situatë të tillë ndihet i pafuqishëm për të rregulluar diçka, duke kërkuar indirekt edhe largimin nga stoli i Partizanit. Në këtë moment Rama dhe Marini janë munduar ta qetësojnë dhe ta bëjnë të kuptojë se është në një situatë të nxehtë dhe se gjithçka duhet të flitet në një moment qetësie dhe pas një reflektimi më të pjekur. Pas kërkesës së dy eprorëve të tij, Kolela ka vendosur që të bëjë një hap pas dhe të lërë gjithçka për një moment të dytë, ku dita e sotme mund të jetë vendimtare. DERBI

Ndeshja e së hënës është ajo që i bën drejtuesit të mendojnë ftohtë dhe të mos e lejojnë Kolelën të marrë vendim drastik. Kurrsesi ata nuk duan që Partizani, përveç dy humbjeve të dhimbshme, të pësojë edhe goditjen e largimit të trajnerit, duke krijuar një "lëmsh" para ndeshjes me Tiranën, që vendos shumë mbi fatet e sezonit. Nga ana tjetër, në rast se qëndron, derbi do të jetë provë e madhe për Kolelën dhe nëse dështon, ndarja do të ishte e pashmangsh­me për të dyja palët. Para kësaj, ditën e sotme drejtuesit dhe trajneri pritet të ulen dhe "të pleqërojnë" edhe një herë vendimin e Kolelës, teksa nuk përjashtoh­et as largimi në këtë moment, mes ndeshjeve më decizive të sezonit.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania