Panorama Sport (Albania)

“Hap i rëndësishë­m, por dihet se ç'mund të bëjë Partizani”

-

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, foli pas fitores 3-1 ndaj Partizanit, në çerekfinal­en e parë të Kupës në stadiumin "Loro Boriçi". Trajneri mundohet ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë, duke treguar se nuk ka mbaruar asgjë, por nuk e fsheh aspak kënaqësinë që i dha loja e ekipit të tij dhe përgjigjet pozitive që mori nga lojtarët.

FITORJA - "Është një hap i rëndësishë­m, por nuk ka mbaruar asgjë. Nuk ka më as gol në fushë kundërshta­re, kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mendojmë tashmë për Durrësin.

Iu përshtatëm mirë terrenit, në pjesën e dytë duhet të bënim më mirë në këtë aspekt. Luajtëm mirë me topat poshtë, siç u bë goli i dytë yni. Jam shumë i kënaqur me skuadrën për sa i përket luftës sportive të zhvilluar".

LUHATJET - "Unë nuk konsideroj asnjërën skuadër të vogël. Kujt t'i themi kështu? Teutës, që ka mposhtur dy herë Tiranën. Ne duhet të sillemi në çdo ndeshje njësoj, këtë u kam thënë djemve.

Thjesht duhet të ambientohe­mi më mirë me rrjedhën që merr ndeshja dhe fazat që ndahet 90-minutëshi".

ELEMENTET POZITIVE - "Ju e keni ndjekur që ne kemi pasur mungesa, por përtej kësaj më pëlqen që kemi reaguar mirë edhe kur kemi pasur dëmtime. Sot ishim të plotë, por jo tërësisht. Balaj nuk ka shumë probleme fizike, por i mungon goli. Punuam mirë në mbështetje të Kainës dhe kjo më pëlqen. Këta lojtarë që kemi në skuadër duhet të jenë të gatshëm për gjithë lojën, por edhe për pak minuta. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Teutën, ku duhet gjithashtu të bëjmë mirë".

SHKËLQEJNË REZERVAT - "Nuk i bëj krahasimet në këtë formë. Thjesht më intereson që Kaina të jetë në maksimumin e vet. Sot aktivizuam edhe Qarrin, portierin e Kupës. Latifin e presim të vijë në gjendje të mirë, sepse kemi nevojë për të. Çoba dha një kontribut të madh në ndeshjen me Partizanin dhe ajo ka qenë një pikë kyçe, sepse rikuperuam pikët e humbura. Lojtarët kanë nevoja për minutat e veta dhe Çobës i janë dhënë, sepse lojtarët duhet të jenë gati në çdo moment kur thirren në detyrë".

TITULLI APO KUPA - "Do të vazhdojmë te të dyja. Unë nuk e ndaj Kupën dhe kampionati­n. Nuk hyjmë ndonjëherë për të lënë Kupën dhe për të vazhduar kampionati­n. Kemi fituar me shifrat 3-1, por asgjë s'ka mbaruar. E dimë shumë mirë çfarë mund të bëjë Partizani", tha Josa për "Oversport".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania