Panorama Sport (Albania)

Momenti i Kallakut: Ja “sekreti”

“U afrua Albion Marku të gjuante, por unë kisha një muaj që e prisja këtë goditje dënimi”

- ZAMIR QYPI

Fantazisti: Këtu jam si në shtëpi, te Partizani prisnin që të lulëzoja për dy javë

Sherif Kallaku e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ditëlindje­n, duke shënuar dy gola ndaj Kukësit. Si për koincidenc­ë, 25-vjetori e ka gjetur në fushë fantazisti­n e Teutës, i cili që pas rikthimit në Durrës, po shkëlqen me fanellën e “djemve të detit”, duke u shfaqur edhe si golashënue­s. Tashmë Kallaku po kthehet në nivelet më të larta, me të cilat ishte mësuar kur për herë të fundit luante me durrsakët, e më pas transferoh­ej te Lokomotiva e Zagrebit. Në prononcimi­n pas ndeshjes për “Oversport”, fantazisti foli për dopietën në Kupë, të kaluarën dhe atë që pret nga aventura me Teutën. “Nuk ka dhuratë më të bukur se të shënosh dy gola në ditën e ditëlindje­s. Në fakt, dhurata ime më e bukur është vajza që kam, por jam i lumtur edhe me këtë ndeshje që zhvilluam”, ka thënë lojtari. “KUNJ” PARTIZANIT Në gjysmën e sezonit të kaluar dhe gjithashtu se gjithmonë marr përgjegjës­itë e mia, sidomos kur jam dobët. Nuk kam frikë të them se nuk kam qenë në formën e pak viteve më parë, por duhet të ulësh kokën dhe të punosh, pasi futbolli është i pamëshirsh­ëm. Koha kalon shumë shpejt për ne”, deklaroi Kallaku.

GODITJA E DËNIMIT Fantazisti tregoi edhe prapaskena­t e goditjes së dënimit, që deri më tani nga distanca të largëta i ka goditur Albion Marku, i cili në fazën e dytë pati shënuar ndaj Tiranës. “Gjatë goditjes së dënimit, u afrua Marku, pasi ai ka goditur gjithmonë nga distanca të largëta. I thashë që kam një muaj që e pres këtë goditje dhe dëshiroja ta gjuaja. Kisha shumë dëshirë të shënoja dhe seriozisht që e kam praktikuar shumë këtë goditje”, sqaroi Kallaku pas ndeshjes. Që prej rikthimit në Durrës, ai ka arritur të realizojë katër gola në kampionat nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në pjesën e parë të këtij sezoni, ka shënuar edhe dy herë me fanellën e Tiranës.

 ?? ?? Festa e durrsakëve pas golit të dytë FOTOT: F. HAZISLLARI
Festa e durrsakëve pas golit të dytë FOTOT: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania