Panorama Sport (Albania)

Bylisi, skuadra e vetme që nuk ka goditur ende penallti

-

Sfida me Erzenin është e një rëndësie të veçantë në Ballsh dhe impenjimi i stafit dhe skuadrës mallakastr­iote është në shkallën maksimale në prag të duelit që luhet ditën e diel në "Adush Muçaj". Mallakastr­iotët do të kërkojnë kthesën, pasi vijnë në këtë duel pas disfatës në shtëpi me rrogozhina­sit, ndërsa optimizmi duket qartë në radhët e djemve të Naxhi Shensoit. Në seancat e fundit trajneri Shensoi ka punuar shumë sidomos me repartin ofensiv duke u marrë veçmas me sulmuesit dhe duke bërë ushtrime të larmishme ashtu sikundër ka punuar edhe në aspektin psikologji­k. Kjo duket se është edhe një strategji se si ballshiotë­t të shkojnë sa më kollaj te golat.

STAFI - Dëmtimet apo pezullimet e shumta te Bylisi kanë bërë që mallakastr­iotët të hedhin sytë te skuadra U-21. Trajneri Naxhi Shensoi në këtë ekip po u jep hapësira disa lojtarëve, të cilët kanë qenë në stol apo dhe jashtë 20-shes në kampionat. Ndërkohë që janë aktivizuar me U-21 dhe trajneri ka ndjekur sfidën me Kukësin. Në ekipin e U-21 kanë luajtur Hodo, Muçollari, Skënderaj, Beqaj, apo dhe Zhongo e Abazaj. Por jo vetëm kaq, por edhe lojtarët e talentuar nigerianë, të cilët janë të shumtë dhe Bylisi ka elementë cilësorë në radhët e skuadrës U-21 dhe U-19 dhe ai që po shfaqet si shënues është Aual Mikailu, 18 vjeç. PENALLTITË - Mund të jetë disi e çuditshme, por kur janë luajtur plot 23 javë kampionat, skuadra mallakastr­iote nuk ka marrë ende asnjë penallti në favor, teksa ka arritur që madje edhe t'i anulohet 1 e tillë pikërisht në javën e dytë në Durrës nga VAR-I. Madje, sipas statistika­ve, është e vetmja skuadër në Superiore këtë sezon që nuk ka marrë asnjë penallti në favor. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania