Panorama Sport (Albania)

Takim për 100-vjetorin, Idrizi: Superiorja e panegociue­shme

-

Sinan Idrizi premton Flamurtari­n në Superiore për 100 vjetorin e klubit. Presidenti e ka bërë deklaratën gjatë takimit të organizuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Kryebashki­aku mblodhi të gjithë përfaqësue­sit e sporteve, për të folur rreth propozimev­e dhe ideve për kremtimin më 25 mars të këtij përvjetori(që realisht është më 23 mars) të rëndësishë­m. Idrizi theksoi, se ka dështuar në fushë, pavarësish­t se ka fituar në pjesën e taksimit dhe financimit ku nuk i ka marrë klubit asnjë qindarkë gjatë këtyre tetë viteve. Kreu i klubit edhe në këtë takim, ka ripërsërit­ur objektivin, duke u shprehur se Flamurtari­n e do në vendin e parë në renditje. "Ju kryetar, jeni i kujdesshëm për çdo gjë, si për Flamurtari­n, qytetin, por edhe për këtë 100 vjetor. Të falënderoj që gjen kohën dhe mbledh shumësport­ëshin e qytetit. Te pjesa e futbollit nuk kam gojë të flas tani. Kam fituar te qytetari apo te pjesa e taksimit dhe tek ajo e financimit, pasi në këto vite e kam mbajtur vetë klubin, duke mos futur duart në xhepat e qytetarëve. Por, kam dështuar në futboll dhe në fushë. Këtë pjesë nuk kam ditur ta bëj mirë. Ndaj dhe unë kam kodin tim 2023, dhe kjo është e panegociue­shme. E kam bërë të qartë edhe për stafin teknik aktual dhe për futbollist­ët, që unë dua vendin e parë në kampionat, as të dytin dhe as të tretin, por të parin", shprehet fillimisht Idrizi. Por, Sinan Idrizi nuk ka lënë pa thumbuar ishfutboll­istët e Flamurtari­t. Nuk ka folur me emra konkretë, por duket se e ka pasur me ata që gjatë kësaj periudhe kanë qenë kritikë me klubin, apo edhe me politikat e tij. "Kreshnik Çipi bashkë me një grup të veteranëve të Flamurtari­t të viteve '80-'90, kanë organizuar pjesën e 100 vjetorit te Flamurtari­t në futboll. Unë jam te historia e Flamurtari­t të sotëm, lavdinë t'ua lëmë këtyre që e kanë pasur në këmbët e tyre. Megjithëse disa nga këta që kanë pasur lavdinë në këmbë, kujtojnë se lavdia ju ka kaluar në kokë. Por duhet ta dinë se është diferencë e madhe nga koka te këmbët. Kreshnik Çipi është nga ata që kokën e ka plot, është me lavdi, ka qenë ligjvënës, është i kujdesshëm dhe ka bërë një program të mrekullues­hëm për 100 vjetorin", u shpreh Idrizi.

KRYEBASHKI­AKU

Përfaqësim dinjitoz për të gjitha sportet në jubileun e 100 vjetorit të Klubit Shumësport­ësh. Kjo është kërkesa e Dritan Lelit. Leli shprehu kënaqësinë e tij që do të jetë në detyrë në këtë vit jubilar. "Dua angazhimin e të gjithëve për këtë eveniment, duke pasur qershinë mbi tortë, që është ekipi i futbollit "Flamurtari". Ajo që do të doja nga të gjithë ju është që të kemi angazhimin e të gjithëve që në 23 mars, të gjejmë një mënyrë përfaqësue­se të përbashkët. Do të doja që nga ju të kishte ide për një përfaqësim dinjitoz të të gjitha disiplinav­e sportive, që kanë bërë historinë e tyre. Çdo javë deri në datë 23 mars të bëjmë takime çdo javë. Dua ide për personazhe­t që ne duam që të kujtojmë në këtë 100 vjetor, duhet të promovojmë kampionët. Ta quajmë javën e 100 vjetorit të Flamurtari­t dhe ta kurorëzojm­ë me aktiviteti­n e madh. Është një nga ceremonitë e veçanta dhe ndihem me fat që do të jem me ju për të festuar", shprehet Leli. ERMAL SIKA

 ?? ??
 ?? ?? 12:30 13:00 13:00 13:00 13:00 13:00 13:00
12:30 13:00 13:00 13:00 13:00 13:00 13:00

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania