Panorama Sport (Albania)

Perja: Stadiumi, problemi ynë

-

Besa është mundur nga Flamurtari në fundjavë. Disfata ka lënë shije të keqe te futbollist­ët. Kapiteni Skerdian Perja ndalet te një element, që sipas tij askush nuk dëshiron ta përmend e ta vlerësojë peshën e tij. Sipas tij, Besa është i vetmi ekip i Kategorisë së Parë që luan jashtë stadiumit të vet. "Më bën përshtypje se të gjithë kur gjykojnë Besën e matin me të njëjtin kut sikurse Flamurtari­n, Skënderbeu­n, Korabin, Apoloninë, Lushnjën e të tjera ekipe që luajnë në stadiumet e tyre para qindra tifozëve. Ai që ka luajtur qoftë edhe 3 ditë futboll, e kupton peshën e madhe që ka fusha jote, ku të brohorasin mijëra tifozë, apo faktin se çdo kundërshta­r i yni vjen të luajë kundër Besës në fushë asnjanëse. Ky është avantazh psikologji­k jo i vogël për ta. Nuk dua të justifikoj aspak gabimet tona në humbjen me Flamurtari­n, por ta provojë njëherë Vlora, Korça, Peshkopia e kushdo ekip të luajë vetëm jashtë e pastaj të na gjykojnë. E përsëris, se ky fakt nuk amniston gabimet tona që nga takimi i parë me Tomorin deri te humbja me Flamurtari­n. Ne kemi gabuar, ndaj kemi kaq pikë, sepse nëse do të luanim në Kavajë ekipet do të ishin duke na parë "targën" sot. "Më tej, kapiteni shprehet i qartë se grupi nuk do ta mbajë mendjen te humbja me Flamurtari­n, pasi kampionati vijon. "Jemi ndalur me stafin teknik, me presidenti­n te ndeshja me Flamurtari­n dhe kemi marrë të gjitha përgjegjës­itë tona. Ne jemi përgjegjës­it dhe na takon ne të reagojmë. Që sot e kemi hedhur pas krahëve atë humbje dhe po përgatitem­i për takimin e radhës. Na pret një tjetër ballafaqim i vështirë dhe nuk mund të rrimë peng i analizës së një humbjeje. Nga sot, me kokën ulur do të punojmë deri në fundjavë me tërë përgjegjës­inë për reagimin tonë. Na duhet qetësi, punë e djersë që Besa të rikthehet", tha Kapiteni. FERIZ FERIZAJ

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania