Panorama Sport (Albania)

Në Berat fantazojnë ngjitjen direkte, Arbëri ul euforinë

SPORT Analizë para Burrelit, trajneri kërkon kujdes TOMORI/ Trajneri: Objektivi ynë, faza “play off”

-

Në Berat kanë filluar me llogaritë. Pas mundën Dinamon në transfertë dhe kapën vendin e gjashtë, entuziazmi është në “maja”. Kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i krejt garës, te Tomori janë rindezur shpresat për... elitën. Dhe jo ndërmjet fazën “play off”, por nga dy vendet e para. Duket pak e tepruar, por matematika ua lejon që të ëndërrojnë. Janë -9 nga Skënderbeu dhe -8 nga Flamurtari dhe në kamp mendojnë se janë totalisht të rikuperues­hme. E megjithatë, për të “frenuar” fantazinë e lojtarëve dhe tifozëve mendon Klodian Arbëri. Gjatë një bisede me “Panorama Sport” trajneri pranon me modesti, se skuadra që drejton ka si objektiv parësor renditjen në gjashtë skuadrat e para të kampionati­t. “Pas fitores me Dinamon dhe rikthimit pas disa javësh në vendin e 6-të, unë dhe lojtarët jemi ndeshur me një kërkesë. Dashamirës dhe emra të njohur të futbollit beratas, mendojnë se kemi mundësi të tentojmë ngjitjen direkte. Matematika na e lejon në fakt dhe mua si trajner më vjen mirë që na vjen kjo dozë motivimi. Duhet patjetër të na injektojnë për vazhdimësi­në. Sidoqoftë, duhet jemi me këmbë në tokë dhe jemi realistë.

Vërtet matematika na ka futur në lojë dhe na i jep këtë mundësi, por unë nuk dua të jemi euforikë, edhe pse e di shumë mirë që skuadra që drejtoj meriton të jetë në tri më të mirat e kampionati­t për shkak të organikës cilësore që disponojmë. Tomori ka si objektiv primar renditjen në gjashtëshe­n e parë dhe llogaritë për ngjitjen do t’i bëjmë vetëm në fazën ‘play off’. E thënë më shkoqur nuk duhet të shkojmë kaq larg në parashikim­e, por të pretendojm­ë mundësisht vendin e gjashtë. Sigurisht që kjo nuk duhet të kuptohet, se Tomori do të kënaqet vetëm me këtë objektiv, por javë pas jave do të konsideroj­më si finale çdo ndeshje, ku përjashtim nuk bëjnë as skuadrat që presim në fushën tonë, për të mos thënë që në ballafaqim­et direkte me skuadrat e dy vendeve të para, ne do të luajmë gjithçka për gjithçka”, përfundoi Arbëri. EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania