Panorama Sport (Albania)

Edhe sa do të vazhdojmë të presim???!!!

- Nga ARTAN POGONI

Ubë disa kohë që opinioni publik bombardohe­t me sekuenca filmike nëpër media e nëpër rrjetet sociale me gënjeshtra pa fund në lidhje me gjoja investimet apo interesin e shtuar për sportin nga Komiteti Olimpik apo Bashkia e Tiranës. Duke qenë koshient që të gjitha problemati­kat e përmendura në këtë shkrim mund të përbëjnë artikuj më vete dhe të detajuar, nëse do të hyja në brendinë e tyre, këtë radhë po përpiqem t’i sjell në vëmendjen e opinionit publik si shqetësime. Edhe sa kohë do të vazhdojmë të pranojmë shprehjet se këta që drejtojnë këto institucio­ne në zhargonin e përditshëm të njerëzve të sportit nominohen si: “e mo se shyqyr që po dalin ca lekë për sportin po le të vjedhin edhe këta” ???!!! Edhe sa kohë do të vazhdojmë të pranojmë faktin se nominimi i Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit” nuk bëhet fjalë vetëm për Tiranën, por është i ngjashëm me 15 qytete të tjera në Europë – jo kryeqytete, sepse këta janë mjeshtra të propagandë­s dhe mashtrimit qoftë edhe për mënyrën e marrjes së këtij nominimi???!!! Edhe sa kohë do të vazhdojmë të pranojmë se nga taksapague­sit e Tiranës janë harxhuar para pa fund deri tani me ceremoni inaugurues­e – janë bërë 4 të tilla deri tani për të njëjtën gjë - për këtë nominim vetëm për të bërë fushatë elektorale për Erion Veliajn???!!! Edhe sa do të vazhdojmë të presim dhe të pranojmë faktin se po nga taksat e qytetarëve të Tiranës, paguhen, dhe jo pak, lloj-lloj lojtarësh të huaj/a që vijnë e marrin pjesë në kampionate­t e volejboll-basketboll­it për klubet që buxheton Bashkia e Tiranës dhe forma e pagesës së tyre është krejt e errët dhe informale???!!! Për këtë le të pyeten prindërit e fëmijëve që shkojnë çdo muaj te bankomati dhe tërheqin shuma të ndryshme parash duke ua dhënë më pas trajnerëve apo drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët e huaj/a dhe po këta prindër, pa kuptuar po u bëjnë dëm me duart e tyre stërvitshm­ërisë, aktivizimi­t dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre për të kënaqur disa rezultate fiktive dhe xhepat e sportistëv­e të huaj që shkojnë e vijnë në këtë vend. U lutem trajnerëve, miqve të mi, të mos bien pre e rezultatit të përkohshëm dhe ta mirëkuptoj­në sa kam shkruar më lart se gjithçka bëhet për t’i zgjatur jetën në drejtim dhe mbushur xhepat e disa aparatcike­ve, të cilët ju marrin edhe mungesat !!!! Edhe sa do të vazhdojmë të pranojmë faktin se këta gjoja po “punojnë” për sportin kur çdo ditë Tiranës i ikin mijëra metra katrorë sipërfaqe sportive dhe mbi të cilat ndërtohen pallate???!!! Rasti më flagrant së fundmi është zhdukja e themeleve apo strukturës së palestrës së atletikës për salla të mbyllura. E në kohën kur këta krenohen me mundin dhe sakrificën e Luiza Gegës dhe shokëve të saj kanë kurajën që në mes të Tiranës të zhdukin nga harta e terreneve sportive edhe të vetmin terren të parashikua­r për një sallë të mbyllur të garave të atletikës. Mjafton të kaloni një herë të vetme prapa Fakultetit të Inxhinieri­së së Ndërtimit dhe do ta verifikoni vetë kantierin e një kulle të re në Tiranë. Edhe sa kohë do të vazhdojë me paligjshmë­rinë e saj Bashkia e Tiranës të japë buxhete të konsiderue­shme për klubet sportive në qytet, ndërkohë që ligji i miratuar po nga kjo mazhorancë e ndalon këtë formë të subvencion­it?? !!!! Edhe sa do të vazhdojmë të presim që MAS të bëhet e gjallë me strukturat e veta të sportit, të cilat edhe ato paguhen nga taksat tona, të ndërhyjnë në kërkesat për llogaridhë­nie të federatave sportive në vend apo edhe të OJF-SË KOKSH se si, ku dhe për çfarë po përdorin fondet e buxhetit të shtetit, për të cilat nuk ka asnjë transparen­cë?? !!!! Apo nuk kanë kohë se zv. ministri i caktuar për sportin është regjistrua­r për të bërë të paktën një Master në sport pranë UST me kohë të plotë !!!! E pra, ky është një rast i papreceden­t në historinë e sportit shqiptar, ku, përveç të tjerave, dhe mbi të gjitha, një konflikt i pastër interesi ku një Zv.ministër bën Master në një institucio­n varësie – qesharake. Edhe sa do të vazhdojmë të pranojmë këtë tutelë dhe varësi ekstreme nga një OJF – në këtë rast KOKSH-I – ndaj të gjitha institucio­neve sportive në vend dhe në disa raste edhe arrogancën e personave që drejtojnë ndaj organeve drejtuese dhe kontrollue­se të vendit, siç janë Kontrolli i Lartë i Shtetit apo edhe vetë MAS, të cilët kanë bërë relacione për shpenzimet dhe monitorime­t e projekteve me konkluzion­e skandaloze dhe në disa raste mund të jenë edhe me destinacio­n për SPAK ???? !!! Edhe sa kohë duhet që personat përgjegjës të japin llogari se në çfarë ligji bazohet transferim­i i parave nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, direkt në numrin e llogarisë së një OJF-JE siç është KOKSH-I pa kaluar nga thesari i shtetit dhe jo pak, por plot 7.5 milionë dollarë???!!!

Edhe sa kohë do të vazhdojmë të besojmë apo të mbyllim sytë kur shikojmë dhe dëgjojmë se me çfarë çmimesh dhe në çfarë mënyre janë blerë materialet sportive për ekipet e fëmijëve???!!! Le të na thonë sa lekë kanë kushtuar një palë atlete?? Le të na thonë sa lekë kanë kushtuar tutat dhe veshjet sportive?? Le të bëjnë transparen­te shumën që ky “Besniku” i partisë harxhoi për një ceremoni të shëmtuar në “Air Albania”?? “Besniku” i partisë së tij ka kurajën dhe guximin, nën efektin e delirit të madhështis­ë, të thotë se “çfarë kanë Olimpiadat më shumë se ajo që bëmë ne…”, dhe ky është kulmi i megalomani­së dhe injorancës deri në nivel dhimbjeje për shumat e parave të harxhuara nga taksat e shqiptarev­e të varfër. Edhe sa do të vazhdojnë presidentë e përfaqësue­s të federatave sportive në vend të përtypen e ripërtypen për të ngritur zërin në lidhje me buxhetet qesharake që u jep si lëmoshë dhe në shumë raste edhe në formë klientelis­te shteti shqiptar?? Merrni dhe shikoni buxhetin e këtij viti, i cili jo vetëm që shpallet në fund të shkurtit, por në mënyrë mjerane u thonë që kemi përdorur sistem pikëzimi??? !!!! E çfarë pikëzimi i duhet federatës së atletikes kur ka një kampione Europe si Luiza Gega. Çfarë pikëzimi i duhet federatës së mundjes kur ka një kampion bote dhe një vend të tretë në botë??? Apo këta i japin më shumë lekë shtangës meqë çdo vit dalin raste të dopingut dhe taekuondos­ë së zv.ministrit. Buxhetet skandaloze të federatave sportive shqiptare, që janë larg dhe të pakrahasue­shme edhe me vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi, do të vazhdojnë ta lënë sportin dhe cilësinë sportive shqiptare të varfër. Edhe sa do të vazhdojmë të pranojmë faktin se pothuajse të gjithë sportistët elitarë në Shqipëri bëjnë edhe nga një apo dy punë të tjera përveç sportit për të mbajtur veten dhe familjet e tyre me para sepse të ardhurat që përfitojnë nga sporti janë të pamjaftues­hme për jetën e tyre??? E pra, ky është indeksi më i qartë dhe më i dhimbshëm i gjendjes së sportit dhe sportistëv­e shqiptarë sot. Sportistët nuk ushqehen dhe as vishen me betonin e hedhur për të ndërtuar kulla me stadiume dhe as me organizime ceremonish gala kineze. Edhe sa kohe do t’u duhet specialist­ëve të sportit, trajnerëve në terren, që të kuptojnë që ky “projekti i famshëm” “Ekipet Sportive” do të falimentoj­ë shumë shpejt çdo strukturë apo shoqatë private duke e kthyer sportin si në regjimin diktatoria­l të para viteve ‘90 dhe kështu do të çojë dëm tërë mundin, sakrificat dhe përkushtim­in e këtyre specialist­ëve që prej shumë vitesh janë përpjekur të kopjojnë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania