Panorama Sport (Albania)

‘Gjergj Kastrioti’, festë për Skënderbeu­n dhe Erzenin

Shkëlqejnë edhe shijakasit, triumfojnë kundër Partizanit

- ARTIN LLESHAJ

VOLEJBOLL/ Korçaret mbrojnë kurorën, Skënderaj KO në finale

Liga Gjergj Kastrioti, eveniment mbarëk ombëtar për klube në volejboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka mbyllur edicionin e dytë me finalet e djeshme në Prishtinë. Festa ka shkuar për Skënderbeu­n në radhët e femrave dhe për Erzenin te meshkujt, skuadra që mposhtën respektivi­sht Skënderajn dhe Partizanin, duke ngritur lart trofetë. Ashtu sikurse në edicionin e kaluar edhe këtë herë janë ekipet nga Shqipëria që triumfojnë në këtë kompeticio­n si për femra gjithashtu edhe për meshkuj.

FEMRAT – Në një atmosferë festive në pallatin e sportit të Prishtinës, fillimisht në parket zbritën ekipet e femrave për finalen e parë. Përballja ndërmjet Skënderbeu­t të Korçës dhe ekipit kosovar Skënderaj, rezultoi dramatike. Një ndeshje spektakola­re me përmbysje dhe ripërmbysj­e, ku për të përcaktuar fituesin u nevojitën 5 sete, me takimin që zgjati mbi 2 orë e gjysmë. Ndonëse Skënderbeu pati epërsi të lehtë pikësh në pjesën më të madhe të kohës në setin e parë, në fund vajzat nga Skënderaj i përmbysën shifrat për ta fituar setin 2522. Edhe seti i dytë ishte me rivalitet të lartë, ndërsa pas pikëve shtesë fitoi Skënderbeu 24-26 duke vendosur baraspeshë­n 1-1 me sete. Kosovaret rikthehen në epërsi, teksa triumfojnë 25-21 në setin e tretë. Por korçaret e Orlando Kojës reagojnë menjëherë, teksa fitojnë 21-25 setin e tretë, me sfidën që shkon në setin final. Seti i pestë nuk ka histori, pasi kualiteti dhe eksperienc­a e Skënderbeu­t bën diferencën. Korçaret dominojnë nga fillimi e deri në fund, ndërsa protagonis­te e “match point”-it është Kayla Williams, e cila stampon pikën finale, me setin që mbyllet 9-15 dhe e gjitha ndeshja 2-3. Më pas në parket shpërthen festa e skuadrës korçare. Kapitenia Elena Bego ngre lart për të dytin vit radhazi trofeun e Ligës Gjergj Kastrioti, ndërsa çmimi MVP i finales shkoi për amerikanen Williams, e cila po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Skënderbeu­n.

MESHKUJT – Në orët e mbrëmjes në parket zbritën Erzeni dhe Partizani për finalen e meshkujve, skuadra të cilat gjatë viteve të fundit kanë dhuruar gjithnjë përballje elektrizue­se, në finale të shumta në aktivitete­t kombëtare. Një vit më parë shijakasit ngecnin në finale kundër Tiranës, por këtë herë festa është tërësisht e tyre. Kështu Erzeni bëri një ndeshje super ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin

e pastër 3-0. Ekipi i drejtuar nga trajneri Parit Uruçi gaboi më pak dhe u tregua më i saktë se Partizani në sulm, në pritjen e topit të parë dhe në bllok, për të dalë me suksesin e merituar nga kjo sfidë. 25-18, 25-23 dhe 25-21 ishte verdikti përfundimt­ar i seteve në favor të Erzenit. Në fund ishte radha e festës së shijakasve që iu gëzohen trofeut të merituar, ndërsa vlerësimi MVP si lojtari më i mirë i finales shkoi për Asmend Kulën, protagonis­t i një ndeshjeje fantastike. Kështu Shqipëria dhe Kosova mbyllin me sukses një tjetër organizim sportiv mes dy vendeve, ndërsa finalet e Ligës Gjergj Kastrioti, përveç krerëve të të dyja federatave u ndoqën edhe nga kryeminist­ri kosovar Albin Kurti. I pranishëm në këto finale ishte gjithashtu edhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

 ?? ?? Skënderbeu, kampion në Ligën Gjergj Kastrioti 2022-2023 për femra
Skënderbeu, kampion në Ligën Gjergj Kastrioti 2022-2023 për femra
 ?? ?? Erzeni, fitues i Ligës Gjergj Kastrioti 2022-2023 për meshkuj
Erzeni, fitues i Ligës Gjergj Kastrioti 2022-2023 për meshkuj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania