Panorama Sport (Albania)

Liga Unike, Partizani mposhtet nga Bashkimi

BASKET FEMRA/ Të kuqet thyhen në “Asllan Rusi”

-

Liga Unike e basketboll­it të femrave ka kompletuar dje javën e nëntë, me sfidën ndërmjet Partizanit dhe Bashkimit, ndeshje e zhvilluar në mbrëmje në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Prizrenase­t fituan me rezultatin 90-103 në një takim të cilin e udhëhoqën nga fillimi e deri në fund. Vendimtare për fatet kësaj përballjej­e do të rezultonte perioda e parë, 10-minutësh që u dominua nga Bashkimi. Kosovaret morën epërsinë që në fillim për të fituar 19-31. Perioda e dytë ishte e ekuilibrua­r, fraksion që u mbyll 20-21 për miket, të cilat shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve me avantazhin e përgjithsh­ëm 39-52. Në periodën e tretë të dyja ekipet kanë rendimet të lartë në sulm, periodë që mbyllet 28-27 për Partizanin, ndërsa pas 30 minutash në shifra të përgjithsh­me udhëheqin prizrenase­t 67-79. Edhe në periodën e katërt nuk ndryshon asgjë, teksa Bashkimi e menaxhon më së miri avantazhin, duke e fituar 10-minutëshin 23-24, për të fiksuar suksesin përfundimt­ar me rezultatë tin treshifror 90-103. Ky ishte triumfi i gjashtë sezonal për Bashkimin në Ligën Unike, sukses që e ngjit në vend të dytë. Ndërsa Partizani shënoi humbjen e tretë radhazi dhe të pestën në total, për t’u pozicionua­r në vend të katërt, kur ka mbetur edhe një javë për t’u zhvilluar. Për sa u

përket paraqitjev­e individual­e, lojtarja më e mirë e ndeshjes ishte Aulona Muhadri, e cila udhëhoqi Bashkimin me 25 pikë, 14 ribaunde dhe 3 asiste. Për Partizanin rendimenti­n më të lartë e kishte Jomyra Mathis. Amerikania realizoi 18 pikë dhe 11 ribaunde. Në ndeshjet e tjera të zhvilluara martën, Prishtina mundi Flamurtari­n 88-69, ndërsa Tirana mposhti Penzën 100-92 në një takim spektakola­r, që u vendos pas dy kohësh shtesë. Liga Unike do të zhvillojë tashmë javën e fundit të sezonit të rregullt, për t’i lënë vend më pas fazës “Final 4”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania