Panorama Sport (Albania)

Antonelo habit: Matematika na lejon të besojmë te titulli

-

Alesandro Antonelo, administra­tori i deleguar i Interit për çështjet ekonomike dhe administra­tive, ka folur pas takimit të ECA-S (Shoqata Europiane e Klubeve) në Milano duke prekur një sërë temash, nga stadiumi i ri te raportet me PSG-NË, ashtu si ecuria e sezonit.

STADIUMI I RI - Interi duhet ende të vendosë mbi të ardhmen e stadiumit të ri të tij, pasi tërheqja momentale e Milanit nga ndërtimi në "San Siro"-n e vjetër i ka detyruar edhe zikaltrit të kërkojnë një tjetër hapësirë, edhe pse vetëm dy ditë më parë vetë drejtuesi konfirmoi që Interi ka tashmë planet e tij. Mbi këtë çështje, Antonelo tha: "Unë vazhdoj të jem besimplotë për një projekt bashkë me Milanin në "San Siro" pasi kemi bërë një punë kolosale këto 3 vite për të gjetur gjuhën e përbashkët, por do të shohim. "Assago" është si alternativ­ë, por ne presim vendimin e Milanit dhe pastaj do të marrim masat tona. Sigurisht që kemi një Plan B".

PSG-JA - I pyetur mbi takimin në darkë të presidenti­t zikaltër, Stiven Zhang, dhe atij të PSGSË, Naser Al Khelaifi, pas marrëdhëni­eve të tensionuar­a mes palëve për shkak të tratativav­e të verës dhe atyre të janarit për Milan Shkriniari­n, Antonelo u përgjigj: "Ka qenë një darkë shumë e këndshme mes palëve. Është diskutuar në mënyrë shumë të sjellshme edhe për temat e merkatos. Janë zgjidhur të gjitha keqkuptime­t dhe qejfmbetje­t e merkatos së verës".

OBJEKTIVAT - I vetëdijshë­m mbi rëndësinë që ka kualifikim­i në Champions League për prestigjin, arkat dhe të ardhmen e klubit, drejtuesi guxoi edhe më tepër me komentin e tij, duke u paraqitur si ndër të paktët në ambientin zikaltër që shpreson ende për titull. "Sigurisht kualifikim­i në Champions është primar për ne dhe shumë i rëndësishë­m, sot jemi të dytët dhe duhet të fitojmë në vazhdimësi. Gjithsesi, përpos kësaj, unë mendoj se për sa kohë matematika na e lejon nuk duhet të heqim dorë nga titulli, edhe pse distanca me Napolin është e konsiderue­shme".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania