Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm Ibra, nga Hoakini te Miura, ja kush i ka rezistuar kohës

-

latan Ibrahimovi­ç nuk ka ndër mend të ndalet edhe pse ka më shumë se 41 vite mbi shpatullat e tij, por suedezi i Milanit nuk është i vetmi që i ka rezistuar kohës në futbollin e luajtur. Ka të paktën edhe 9 lojtarë të tjerë mbi 40-vjeç që vazhdojnë ta kenë fushën e blertë pjesë të pandashme të jetës së tyre, nga Hoakin deri te legjenda japoneze Miura.

HOAKIN – I lindur në korrik të 1981-shit, spanjolli është flamuri i Real Betisit pasi ka shëtitur më parë në Europë për karrierën e tij. 41 vjeç e shtatë muaj ka shënuar një gol në 16 ndeshje deri më tani, pasi në 2022 fitoi Kupën e Mbretit.

RODERIK BRIFA - Për të gjetur një tjetër 41-vjeçar, duhet të shkojmë në Maltë. Roderik Brifa, veterani i kombëtares me më shumë se 100 ndeshje, vendos rendin në mesfushën e Mostës. Ka luajtur pothuajse të gjithë karrierën e tij mes Birkirkara­s dhe Valetas.

FRANÇESKO PERROTA – Një tjetër klasë e ‘81-shit këtë herë në San Marino, në radhët e Kozmosit. I lindur dhe i rritur në Kozenca, ai mburret me 100 paraqitje në Serinë C. Për të edhe 12 ndeshje në fazat paraelimin­atore të Europës dhe Ligës së Konferencë­s.

MAREK MATEJOVSKI - Në Republikën Çeke janë tre. I pari është Marek Matejovski, kapiteni i Mlada Boleslvan në divizionin e parë. Në 2008 mori pjesë në Kampionati­n Europian me kombëtaren, me të cilën shënoi gol kundër Gjermanisë së Hoakim Lëvit në kualifikue­se.

TOMAS HUBSHMAN - I dyti është Tomas Hubshman, 42 vjeç në shtator, qendërmbro­jtës i Jablonecit në divizionin e parë. Në vitin 2011 ai shënoi kundër Romës në Champions League me Shakhtarin, me të cilin fitoi 6 kampionate, 4 kupa dhe 5 Superkupa të Ukrainës, pa llogaritur Kupën UEFA të vitit 2008.

JOSEF JINDRISEK –Mesfushori mbushi 42 vjeç në fillim të shkurtit dhe ende po lufton për Bohemians Pragën, gjithashtu në kategorinë e parë çeke. Këtë vit ai do të bëjë 400 paraqitje për klubin. Nuk ka bërë asnjëherë debutimin e tij ndërkombët­ar.

RAFAEL BRAKALI - Mes 40-vjeçarëve ende aktivë në një nivel të mirë është braziliani Rafael Brakali, kapiteni i Boavistas në Serinë A portugeze. Në 2011-‘12 ka mbrojtur portën e Portos. Kuriozitet: edhe babai i tij ishte portier. Çështje familjare.

XHANLUKA PEGOLO - Në Serinë A portieri i Sasuolos, i lindur në 1981-shin, në mars ka luajtur disa ndeshje në vend të Konsilit. Në “Reggio Emilia” për dhjetë vjet, vetëm në 2013-’14-ën ishte titullar.

KAZUJOSHI MIURA - Japonezi i paarritshë­m. Kazujoshi Miura është 56 vjeç dhe ende luan: ai është futbollist­i më i vjetër aktiv dhe më i gjati në histori. Me ndeshjen e parë në vitin 1986, sot argëtohet me Oliveirens­e në divizionin e dytë portugez, i huazuar nga Jokohama FC. Ai krenohet me 55 gola për ekipin e tij kombëtar, golashënue­si i dytë më i mirë, me të cilin fitoi Kupën e Azisë në 1992-shin.

 ?? ?? Hoakin, 41 vjeç
Hoakin, 41 vjeç
 ?? ?? Kazujoshi Miura, 56 vjeç
Kazujoshi Miura, 56 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania