Panorama Sport (Albania)

Murinjo dënohet me 2 ndeshje, por arbitri e ofendoi keq

Zhoze humb Juven, prokuroria lëviz edhe për Serran

-

Një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, bëri Zhoze Murinjon që të shpërthent­e ndaj gjyqtarit të katërt, Marko Serra, duke kërkuar faull. Kjo gjë bëri që gjyqtari kryesor ta dënonte atë me karton të kuq, me portugezin që e quajti të padrejtë këtë vendim. E gjithë kjo, pak ditë përpara sfidës me Juventusin në kampionat. Kjo situatë u hetua edhe nga prokuroria e Federatës Italiane të Futbolli, duke marrë vendimin që 60vjeçari të dënohet me dy ndeshje skualifiki­m. Kjo do të thotë se përveç takimit me Juven, Murinjo nuk do të jetë prezent në stolin e Romës as në takimin me Sasuolon në kampionat. Gjithsesi, nëse klubi verdhekuq ka vendosur që ta apelojë menjëherë këtë vendim, ndërkohë “Corriere dello Sport” është munduar që të bëjë avokatin e “Special One”, duke gjetur kamerat që kanë kapur momentin e debatit mes trajnerit dhe gjyqtarit të katërt, me këtë të fundit që në dy situata duket t’i jetë kthyer shumë keq portugezit. Pasi kërkoi faullin ndaj Marash Kumbullës, në një moment të parë, Serra duket se i thotë: “Shko merru me k... e tua”, madje ia përsëriti dy herë këtë frazë dhe pikërisht këtu është tërbuar Murinjo, me Serrën që pasi lajmëroi kryesorin dhe ky e ndëshkoi me të kuq trajnerin e Romës, këtë herë i është kthyer: “Shko në shtëpi, shko në shtëpi”. Pas kësaj mund të kuptohet edhe arsyeja e shpërthimi­t të Murinjos pas ndeshjes, përpara gazetarëve: “Mesa duket Serra, i cili është i seksionit të Torinos, nuk ka qejf që të më shohë në stol ndaj Juventusit. Madje, do të ndërmarr rrugë ligjore për të kërkuar të drejtën time, ndonëse do të doja shumë që vetë protagonis­tët të pranonin si burra se çfarë m’u tha mua”. Dhe mesa duket, duke marrë shkas edhe nga pamjet filmike të sjella nga “Corriere dello Sport”, prokuroria ka vendosur, që të marrë në pyetje në ditët në vazhdim si Murinjon, ashtu sikurse arbitrin Serra, për të ballafaqua­r ngjarjen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania