Panorama Sport (Albania)

I zuri vendin tek Bajerni, Mane: CR7 më ‘bekoi’

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kristiano Ronaldo-ba jern Mynih mund të quhet me të drejtë si "dashuri e pamundur" mbi një sërë arsyesh të ndryshme. Mosha dhe karakteris­tikat e luzitanit nuk i bindën bordin e bavarezëve në ndërmarrje­n e një veprimi konkret, madje as në merkaton e dimrit, aty ku Cr7-ta ishte pa ekip dhe sigurimi i tij do të ishte më shumë sesa biznes i zgjuar jo vetëm brenda fushës së blertë. Si përfundim Ronaldo nënshkroi kontratën faraonike me Alnasr, ndërsa gjigantët nga Mynihu siguruan Sadio Manenë, me objektivin e goleadorit, por që ende ka mbetur hipotezë. Pikërisht senegalezi së fundmi ka zbuluar një tjetër arsye se përse Kristiano nuk ia doli të zbarkonte në Mynih:

SHKAKTARI-"MË kujtohet periudha kur isha me pushime në Majorka dhe aty takova rastësisht Ronaldon. Nënshkrimi im me Bajernin ishte ende i freskët dhe ai më lavdëroi rreth aventurës së re. Zhvendosja në Mynih pa diskutim është hap i madh në karrierë, shko dhe shijoje eksperienc­ën te bavarezët", pohonte Sadio për bisedën me shtatlarti­n portugez. Duket se fjalët e 38vjeçarit vinin si simbolikë e zhgënjimit që ai nuk ia doli dot të ishte në gjirin e tyre, e ku për koincidenc­ë Mane do të dispononte vendin e lënë bosh nga largimi i Levës në Barcelonë. Lojtari afrikan nuk do ta ndalte me kaq intervistë­n e tij për "Sport Bild", supermacia e

Bajernit jashtë Gjermanisë dhe rikthimi i Liverpulit do të mbanin peshë të konsiderue­shme.

TË PATHYESHËM"SKUADRA e ka dëshmuar se çfarë është e aftë të realizojë edhe kur gjendet mes vështirësi­ve. Mjafton t'i referohemi grupit të ferrit në Ligën e Kampionëve,

ndonëse rezultoi si i tillë vetëm në letër. Forca e grupit bëri që rivalët të merrnin përmasa të kufizuara përballë nesh. Të njëjtin temp pashë edhe në Paris nga djemtë, çka do të thotë se fryma e mbizotërua­r ruan tempin dhe lakminë për sukses. E konsideroj veten me fat që ndodhem në Mynih, madje nuk e mendova dy herë kalimin", shprehej i emocionuar lojtari me numrin 17 i rekordmenë­ve gjermanë. Edhe pse ai ka ndryshuar stemën, por jo ngjyrën e fanellës, sërish nuk mund t'i harrojë "Reds"-at. RIKTHIMI I LIVERPULIT-"ATA kanë në krye trajner të jashtëzako­nshëm dhe jam besimplotë se do të rikthehen, pavarësish­t momentit jopozitiv që po përjetojnë aktualisht. Klop i ka demonstrua­r aftësitë prej strategu edhe në gjendje më të vështira", përfundoi bomberi i përfaqësue­ses senegaleze.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania