Panorama Sport (Albania)

Ançeloti kundër Ksavit, është një duel stilesh

Europa mbetet “thembra e Akilit” për teknikun e Barçës

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Spanjolli gjen zgjidhje “krojfiste”, italiani si një kameleon

Pas eliminimit nga Liga e Europës dhe zhgënjimin në fundjavë në La Liga kundër Almerias, për Barcelonën vjen sonte në mbrëmje ndeshja e duhur për të bërë autokritik­ë. Katalanasi­t shkojnë në Madrid për takimin e vajtjes në gjysmëfina­len e Kupës së Mbretit në Spanjë. Protagonis­t do të jenë dhe dy trajnerët përkatës, Karlo Ançeloti dhe Ksavi Hernandez. Dy trajnerë që e dashurojnë lojën e bukur, e duan suksesin, secili sipas mënyrës së tij. Dy stile të ndryshme në fushë, që e bën edhe më tërheqës këtë takim.

DIFERENCA NË MOSHË - E para që përbën diferencën e madhe mes tyre është mosha dhe koha në aktivitet. Janë 20 vitet që ndajnë dy trajnerët, 63 Ançeloti dhe 43 Ksavi. Të gjithë shtrojnë pyetjen nëse një gjë e tillë ka ndonjë rëndësi të veçantë. Përgjigja është e qartë kristal, po! Sepse në fund të ditës po flasim për 20 vjet më shumë eksperienc­ë në këtë fushë dhe kjo është thelbësore. Trajneri i Realit numëron 1265 ndeshje mbi shpatullat e tij, teksa ai i Barcelonës numëron vetëm 175 takime. Me një gjuhë akademike po flasim për një profesor dhe një student që sapo ka dalë nga bankat e universite­tit, por me dëshirën e madhe për t’u bërë edhe ai si profesori. Këto shifra e bëjnë Ançelotin të jetë ndërmjet trajnerëve më fitues në histori me 25 tituj të ndryshëm dhe me dy rekorde që i mban personalis­ht: i vetmi që ka fituar 4 herë Ligën e Kampioneve (Milan, 2 dhe Real Madrid, 2) dhe trajneri i vetëm që ka fituar pesë kampionate­t më të rëndësishë­m në Europë (Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe Francë). Ksavi për momentin akumulon një Superkupë të Spanjës me Barçën pikërisht në finale ndaj Realit dhe 7 trofe të fituar në Katar.

KONTROLLI I EGOS - Një ditë të bukur, legjenda e Holandës dhe e Barcelonës, Johan Krojf, i thoshte Ksavit se të bëje trajnerin e Barcelonës ose të Realit të Madridit ishte detyra më e vështirë. Pa pritur pyetjet përse, Krojf ia ka shpjeguar me maturinë dhe qetësinë e tij. Çelës për të qenë i suksesshëm në Madrid ose në Barcelonë nuk kishte, nuk ka të bëjë me menaxhimin e lojtarëve. Një trajner që dëshiron të fitojë në këto klube duhet të ketë karakterin e duhur për të kontrollua­r kupolën drejtuese, dhomat e zhveshjes dhe gjithçka rrethon këto dy klube. E lehtë? Aspak! E pamundur? Jo! Trajneri aktual i Barçës ka treguar se pavarësish­t moshës relativish­t të re ka ditur të fitojë skuadrën dhe drejtuesit. Eksperienc­a si lojtar për 17 vjet te Barça, apo të qenit me lojtarë të mëdhenj në kombëtaren spanjolle e ka ndihmuar jo pak. Sukseset e shumta (32 trofe) në mbi 1 mijë takime të luajtura si lojtar e bëjnë atë një nga më të suksesshmi­t në histori. Pavarësish­t skepticizm­it të fillimit, Ksavi ka qenë në gjendje të kontrolloj­ë dhomat e zhveshjes së Barcelonës, përfshirë këtu menaxhimin e situatave kritike me ish-miq e kolegë si Pike (i tërhequr nga futbolli), Zhordi Alba, Dani Alvesh... në fund të karrierës së tyre. Në krahun tjetër, duke qëndruar në të njëjtën temë, Ançeloti ia ka dalë me sukses. Përtej eksperienc­ës së gjatë si lojtar ku ka fituar tetë tituj në Itali dhe 6 në Europë, italiani ka treguar se është në gjendje të menaxhojë yje e karaktere aspak të lehtë. Bekham, Kristiano Ronaldo, Drogba, Henri, Ibrahimovi­ç, Lahm, Lampard, Levandovsk­i, Maldini, Modriç,

Nojer, Ramos, Riberi, Rivaldo, Ronaldinjo, Ronaldo apo Zidan, të gjithë kanë kaluar nga duart e tij. E pavarësish­t kësaj vazhdon të drejtojë si të kishte nisur dje punën.

SUKSESET - Ançeloti duhet vlerësuar pa diskutim për karrierën e tij të jashtëzako­nshme, 37-vjeçare. Champions-in e tij të parë e fitoi me Milanin në vitin 2003, për të vijuar në vitin 2007 dhe më pas me dy Champions me Realin e Madridit, të fundit në sezonin e kaluar në një rrugëtim të pabesueshë­m. Ka fituar gjithçka, ndërsa për Ksavin duhet të presim. Vetëm koha do të tregojë nëse koha e tij si trajner do të jetë po aq e lavdishme sa ajo kur ishte lojtar në fushë. Nisja thuajse nga e para te Barcelona nuk është e lehtë për të, edhe pse skuadra po tregon aftësi veçanërish­t në kompeticio­net vendëse, me Superkupën si titullin e parë, teksa kryeson kampionati­n

spanjoll dhe gjendet përballë Ançelotit në gjysmëfina­len e Kupës së Mbretit.

DËSHTIMET – Asnjë trajner nuk mund ta kalojë të gjithë karrierën e tij vetëm duke fituar, kjo është e pamundur. Të gjithë kanë ulje-ngritjet e tyre përfshirë dhe dyshe Ksaviançel­oti. Italiani është shkarkuar dy herë, në vitin 2018 si trajner i Bajernit dhe dy sezone më pas si trajner i Napolit. Por, përtej tyre në 27 sezone në elitë vetëm ka fituar... Duhet pranuar se ka drejtuar klubet ndër më të rëndësishm­it në Europë, por Ançeloti, por edhe pse kështu të drejtosh një klub të madh nuk përkthehet detyrimish­t në sukses. Por Karlo e ka bërë. Habia më e madhe me të ka qenë Juventusi, ku ndonëse me lojtarë si Zidan e Del Piero ka fituar vetëm një Kupë Intertoto! Sa për Ksavin, dështimi më i madh i tij në hapat e parë mbetet Europa. Në dy sezone radhazi 4 eliminime, dy në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve dhe dy eliminime të tjera në Ligën e Europës. Dikush mund të gjejë shfajësim, jo shorti i pafavorshë­m, jo dëmtimet, jo gjyqtarët. Por në fund çka mbetet është se Barça e tij nuk di të ecë në Europë.

FUNKSIONOJ­NË NDRYSHE – Ançelotit kurrë nuk i ka interesuar fjala “si” në planin e punës. Kryesore për trajnerin italian është mënyra e administri­mit të lojtarëve dhe stafit rreth tij, duke i imponuar autoriteti­n nëpërmjet qetësisë, admirimit, besimit dhe respektimi­t të futbollist­ëve. Ançeloti përpiqet të përdorën bindjen për të bërë lojtarët për vete, nuk është një trajner që beson te dora e hekurt. Në këmbim të kësaj mënyre të menaxhimit të grupit, ai përçon vetëbesim te grupi dhe grupi beson tek ai. Por, pavarësish­t se Ançeloti është një trajner i qetë, ai kurrsesi nuk duhet parë si një karakter i dobët. Te Bajerni për shembull, ai u shkarkua pasi u përball me disa nga kokat e nxehta të ekipit gjerman – Tomas Myler, Riberi, Roben apo Humels - të cilët u ankuan për rotacionin e shumtë të Ançelotit. Kur Karl-hainc Rumenige, shefi i Bajernit, i komunikoi shkarkimin Ançelotit, italiani ia bënte të qartë se: “... nuk do të jesh më shefi im, por gjithmonë do të jesh miku im”. Thonë se Rumenige u largua nga takimi me lot në sy... Te Napoli e largoi presidenti De Laurentis pas një barazimi me Salcburgun. Presidenti kërkoi një regjim kazerme për ekipin, urdhër të cilin Ançeloti nuk deshi ta ekzekutont­e. Në fund ai e pagoi, me Gatuzon që i zuri vendin.

METODA KSAVI – Ksavi e përjeton futbollin me pasion, për vetë faktin se është i dashuruar pas këtij sporti. Mësuesi i tij më i mirë, Guardiola është një pikë referimi për të. Trajneri aktual i Barçës është një teknik i shkëlqyer, është një fitues. Sa i përket menaxhimit është një tip familjar dhe i rregullt. Ka dhe ai ato shpërthime­t e tij, por di të kontrolloj­ë veten dhe të bëjë hapa pas kur e sheh se ka kaluar vijën. Nga ana futbollist­ike, Ksavi është shumë më transparen­t se Ançeloti. Nëse italianit nuk i intereson “si fitohet”, por vetëm të fitojë, Ksavit i intereson shumë “sija”. Për këtë arsye ai pranon dhe kritikat për lojën e Barçës kur ajo nuk është në pritshmëri­në e duhur. Duke qenë se ai e kupton se zgjidhjet e problemeve të paraqitura nga loja janë në metodën “Krojfiste”, qëllimi i tij është që lojtarët e tij ta kuptojnë atë dhe të përshtaten me idetë e tij, një ndryshim thelbësor me mënyrën e të bërit të gjërave nga Ançeloti, gjithmonë një kameleon.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania