Panorama Sport (Albania)

“Klasikja” e infermieri­së: Ksavi i shqetësuar, Karlo i lehtësuar

-

Dëmtimet fizike janë zakonisht një problem i përsëritur në këtë pikë të sezonit. Janë një problem klasik. Edhe gjysmëfina­lja e vajtjes e Kupës së Mbretit sonte në mbrëmje mes Realit dhe Barçës është prekur nga plaga e dëmtimeve. Në këtë “ndeshje të veçantë”, katalanasi­t e nisin të humbur sepse nuk do të mund të llogarisin në ekip lojtarë si Dembele, Pedri dhe Levandovsk­i. Më qetë duket situata në Madrid, ku trajneri Ançeloti nuk do të ketë gati vetëm Ferland Mendi dhe David Alaba. Por në ndryshim nga Ksavi ai i ka gurët rezervë.

REALI PO DEL NGA SITUATA – Madridi vjen në duelin e Kupës pas një periudhe delikate me të dëmtuarit. Ançelotit i është dashur të përballet me një situatë dramatike në 2 muajt e fundit, mesatarish­t 4 dëmtime për takim. Në këta dy muaj Reali ka pasur 15 dëmtime që kanë prekur 14 lojtarë (Alaba dy herë). Jo më kot kjo ka qenë periudha me më shumë oshilacion­e në rezultate për Realin. Por tani moti duket më i kthjellët mbi qiellin e Madridit, me infermieri­në që ka nisur të zbrazet.

HALLE PËR BARÇËN - Në ndeshjet e fundit, dëmtimet po shtohen në skuadrën e Ksavit dhe ç’është më e keqja, por prekin lojtarë kyç .... Disa “viktima”, të cilat vijnë pas një menaxhimi të shkëlqyer që Ksavi i ka bërë skuadrës. Po vetëm në harkun e një muaji, mes janarit e shkurtit, Barça regjistron 5 dëmtime, që gjithsesi është shumë më mirë se 15 të Realit.

62 DËMTIME GJITHSEJ! - Pak orë para se Reali dhe Barcelona të luajnë në “Bernabeu”, bilanci i lëndimeve të të dyja skuadrave është shumë i ndryshëm. Gjatë gjithë sezonit, Reali ka pësuar 40 lëndime, 32 prej të cilave janë muskulore. Një shifër sa dyfishi i atyre të pësuar nga Barcelona: 22 dëmtime, 14 prej të cilave muskulore. Me këtë bilanc lëndimesh, Madridi, gjithsesi, ka merita, sepse është mbajtur mirë pavarësish­t impenjimev­e të shumta.

LOJTARI

DEMBELE PEDRI BUSKETS ANSU FATI

BARCELONA

NDESHJE TË HUMBURA 7 3 2 1

5 VITET E FUNDIT 63 67 68 70 71 73 76 77 78 79 80 81 83 84 84 87 88 88 91 106

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania