Panorama Sport (Albania)

Mesi fitues, Benzema sulmon çmimet e “FIFA The Best”

Përmend edhe Viniciusin e lënë jashtë 11-shes më të mirë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Francezi u rendit i dyti, poston arritjet e tij personale

Karim Benzema ka lëshuar një tjetër shigjetë në drejtim të çmimeve “FIFA The Best”, duke postuar një listë të arritjeve të tij në rrjetet sociale, të cilin e ka ndarë me mbi 66 milionë ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”. Fillimisht sulmuesi i Realit të Madridit postoi një video në “Instagram”, menjëherë pasi Lionel Mesi fitoi çmimin. Në klip dëgjohej një burrë ndërsa thoshte në frëngjisht: “Gënjeshtar, po, ti je gënjeshtar”. Ndërsa më pas ajo u shoqërua me fjalët “natën e mirë” si diciturë. Më pas, francezi ka publikuar një foto me të gjithë titujt, trofetë dhe çmimet që ka fituar me kampionët e Europës dhe kombëtaren transalpin­e në periudhën kohore që vlerëson “The Best FIFA Awards 2022”. 35vjeçari rendiste 63 golat dhe 21 asistet e tij. Leo Mesi fitoi çmimin e më të mirit të FIFAS për vitin 2022. Benzema u rendit në vend të dytë, ndërsa Mesi fitoi çmimin ashtu siç pritej pasi udhëhoqi Argjentinë­n drejt lavdisë në Botërorin e Katarit në dhjetor. Karim Benzema dhe Kilië Mbape shoqëruan argjentina­sin në podium. Benzema, i cili është edhe fituesi i “Topit të Artë” të fundit, nuk e harroi as shokun e tij të skuadrës Vinicius Zhunior, i cili edhe pse një nga futbollist­ët më të spikatur në botë në muajt e fundit, nuk hyri as në formacioni­n më të mirë të vitit të FIFA-S. Ai ndau edhe një foto me sulmuesin brazilian, mbi të cilën shkroi “Bishat”. Menjëherë pas kësaj, Benzema uroi “natën e mirë” për të gjithë ndjekësit e tij në frëngjisht.

 ?? ?? Statistika­t që Benzema postoi për të kontestuar fitimin e çmimit nga Mesi
Statistika­t që Benzema postoi për të kontestuar fitimin e çmimit nga Mesi
 ?? ?? Benzema postoi foton e tij me diciturën 'natën e mirë' pas statistika­ve
Benzema postoi foton e tij me diciturën 'natën e mirë' pas statistika­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania