Panorama Sport (Albania)

Arsenali merr arratinë, +5 nga Siti

Mundin 2-0 Uolvesin, Van Dajk dhe Salah mbajnë në garë Liverpulin për vendin e katërt

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

“Topçinjtë” mposhtin me një “poker” golash Evertonin dhe thellojnë diferencën

Misioni u përm bush me sukses. Arsenali fiton me një “poker” golash ndaj Evertonit në ndeshjen që rikuperont­e javën e shtatë të Premier Ligës dhe rikthehet +5 nga vendi i dytë i Mançester Sitit, duke lënë kështu pas momentin e vështirë të javëve të fundit, përfshirë humbjen direkte me kampionët. Një pjesë e parë jo e lehtë për skuadrën e Mikel Artetës. Por “Topçinjve” kanë meritën që zhbllokuan takimin me dy gola përpara se të shkohej në pushim. Ishte Saka ai që inauguroi tabelën e golashënue­sve me një të djathtë precize, ndërsa në kohën shtesë dyfishoi Martineli. Kapiteni Odegard shuan çdo shpresë të formacioni­t të Shon Dajçit në 71’, ndërsa Martineli shënon edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për londinezët 10 minuta nga fundi. Vjen kështu hakmarrja për humbjen e ndeshjes së vajtjes, në sfidën e parë të Shon Dajçit në stolin e “Toffees”. Pas 25 javësh Arsenali është 5 pikë përpara Sitit, një distancë jo e madhe, sigurisht kur dy rivalet do të përballen sërish me njëra-tjetrën, por një diferencë që jep siguri për të parë me qetësi drejt së ardhmes.

LIVERPULI – Liverpuli i Jyrgen Klopit hedh pas krahëve humbjen e rëndë në

shtëpi kundër Realit të Madridit në Champions dhe barazimin 0-0 në Premier Ligë në fushën e Kristal Palasit. “Reds”-at fitojnë një ndeshje të vështirë kundër Uolverhemp­tonit, që mbrohet shumë mirë për 73 minuta, duke trembur të zotët e shtëpisë, veçanërish­t në fillim. Por pjesa e dytë flet qartazi për skuadrën e Klopit, e cila tregon diferencën teknike dhe shton presionin ndaj murit mbrojtës të miqve. Një mur që fillimisht thyhet nga goli i Nunjezit, por që anulohet për pozicion jashtë loje. Por në minutën e 73-të Van Dajk shënon me kokë pas krosimit të Zhotës, përpara se

Salah të depozitojë në rrjetë asistin e Cimikasit në minutën e 77-të. Kjo fitore e dërgon Liverpulin në vendin e gjashtë, -6 pikë nga vendi i katërt i Totenhemit, por të kuqtë kanë edhe një ndeshje ekstra në dispozicio­n. Uolvesi mbetet në vend të 15-të, vetëm 3 pikë larg zonës së rënies.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania