Panorama Sport (Albania)

“Djajtë” nuk dorëzohen, përmbysje dramatike me Uest Hemin

KUPA FA / Junajtidi e pret biletën në çerekfinal­e në shtesë, eliminohet Totenhemi

-

Fituesit e freskët të Kupës Karabao, Mançester Junajtidi, siguroi një biletë në çerekfinal­et e Kupës FA me përmbysje ndaj Uest Hemit. Në një ndeshje dramatike në “Old Trafford”, skuadra e Erik ten Hagut e vulosi kualifikim­in vetëm në minutën e 90-të, kur Alehandro Garnaço shtangu Alfons Areolën me një goditje të kalibruar, ndërsa Fred shënoi edhe golin e tretë në minutën e pestë shtesë, duke lënë të zhgënjyer skuadrën e Dejvid Mojesit, e cila deri në minutën e 77-të ishte duke u kualifikua­r. Londinezët kaluan të parët në avantazh në fillim të pjesës së dytë kur Said Benrahma goditi fort, me topin që u ndal në trekëndësh­in e De Geas. Vendësit menduan se topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese dhe të dy ndaluan. Kjo i lejoi hapësirën Benrahmasë për të shënuar, ndërsa VAR-I konfirmoi se Tomas

Souçek e kishte mbajtur topin brenda fushe. “Djajtë” menduan se barazuan me goditjen me kokë të Kasemiros, por goli u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-I. Pak minuta më vonë, vendësit barazuan

falë devijimin të topit në rrjetë nga Aguerd nën presion nga Veghorst gjatë një goditjeje këndi të Fernandesh­it. Megjithatë, Garnaço, i cili kishte shënuar në minutën e fundit edhe golin e fitores

së Junajtidit 2-1 kundër Fulhamit në nëntor, u bë edhe një herë tjetër heroi në “Teatrin e Ëndrrave”, me një finalizim të bukur në minutën e fundit, përpara se Fred të shënonte me prekjen e fundit të

topit në këtë duel. Në ndeshjet e tjera të 1/8-ave spikati eliminimi i Sauthempto­nit në shtëpi në Grimsbi, por edhe largimi i Totenhemit, që u mund nga Shefilld Junajtid falë golit të Ndiaje në 79'.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania